Ka shpenzuar të gjitha paratë e saj për të mos i lënë trashëgim asnjë gjë personave të saj më të afërt. Kjo ka ndodhur me një zonjë austriake, e cila në moshën 85 vjeçare ka shpenzuar të gjithë pasurinë prej 950 mijë eurosh përpara se të ndërronte jetë.
Zonja harxhoi të gjitha të ardhurat që kishte në arkën e kursimit përpara se të shkonte për të jetuar ditët e saj të fundit në një azil të moshuarish në Austri. Megjithatë, banka qendrore austriake duket se ka favorizuar pasardhësit e të moshuarës, duke dalë garant për të kthyer të gjitha fondet që zonja kishte tërhequr dhe dhuruar gjatë kohëve të fundit.
Sipas prokurorit të shtetit, Erich Habitzl “dëmi që gruaja i ka bërë familjes së saj nuk cilësohet asnjë krim pasi ajo ishte poseduesja e shumës së parave dhe asnjë hetim nuk do të nisë ndaj këtij rasti”.
Gjithsesi, zëvendës presidenti i Oesterreichische Nationalbank (OeNB) ka bërë me dije se banka është e gatshme t’i dorëzojë familjes ‘së dëmtuar’ 950 mijë eurot e shpenzuara nga gruaja. “Moskthimi i shumës do të thotë të ndëshkojmë personat e gabuar”,- bëjnë me dije zyrtarët e bankës./tesheshi.com/