Skuadra portugeze e Vitoria Guimaraes që luajti të enjten ndeshjen e parë në Europa League, duke barazuar 1-1 me Salsburg, shënoi një rekord që ndoshta pakkush mund ta arrijë. Në formacionin bazë, pikërisht në Europa League, nuk kishte asnjë lojtar europian.
Pak rëndësi ka nëse ishin në formë “europianët” e skuadrës, apo ishin zgjedhjet taktike të trajnerit të tilla, por fakt është që në skuadër luajtën 4 brazilianë, 2 kolumbianë, e nga 1 lojtar nga Gana, Bregu i Fildishtë, Peruja, Venezuela e Uruguaji.
Diçka e tillë ra në sy dhe mediat kanë sajuar fjalë shpotitëse për këtë ekip. Vetëm në pjesën e dytë, trajneri mes ndërrimeve që bëri, “e kapi” një nga “kontinenti ynë”, sa për “farë”.
Nuk ke shumë çfarë të bësh në raste të tilla: mbase ligji “Bosman” duhet plotësuar “me akte nënligjore”, mbase lojtarët europianë, duhet t’i ulin pak kërkesat, ose mbase duhet punuar më shumë me akademitë e klubeve…E kundërta bën, por s’është mirë. /tesheshi.com/