Karotat janë të pasura me beta karotën, vitamina A,B,C,K dhe E. Së bashku me kosin në një smoothie janë të pazëvendësueshme për t’u mbushur plot energji, pikërisht me konsumimin e tyre.
Ka shumë pak përbërës dhe ju merr vetëm disa minuta për ta bërë.
Përbërësit
2 karota
1 nektarinë
2 feta pjepër (ngjyrë portokalli)
1 kivi
3 lugë kos
Përgatitja
Në fillim lajmë karotat mirë dhe i ziejmë. Nga ana tjetër qërojmë dhe presim në feta të holla pjeprin, kivin dhe nektarinat. Në një blender shtojmë karotat e prerë kubikë, frutat dhe kosin. I përziejmë mirë derisa të krijohet një masë homogjene. Smoothie juaj është gati!/tesheshi.com/