Diamanti i dytë më i madh në botë,1111 karat është zbuluar në minierën Karowe 500 km larg kryeqytetit Gabarone në Botswana.
Guri i çmuar është diamanti më i madh në shtetin afrikan Botswana i gjetur pas një shekulli.
I pari në botë qëndron “Cullinan” 3,106 karat i zbuluar në vitin 1905 në Afrikën e Jugut që tanimë është ndarë në 9 pjesë ku disa prej tyre janë në kurorën mbretërore britanike.
“Rëndësia e zbulimit të gurit me një cilësi të tillë nuk mund të jetë e ekzagjeruar”- është shprehur në një deklaratë William Lamb prodhuesi kanadez i diamanteve ”Lucara Diamond”./tesheshi.com/