Besjan Pesha, një nga veprimatarët dhe aktivistët e shoqërisë civile të angazhuar pro opozitës, i cili ka qenë disa herë në çadrën e saj, ka bërë të ditur se kriza ekziston vetëm virtualisht në televizionet shqiptare.
Pesha shkruan në Facebook: “Si zgjidhet kriza? E thjeshtë. Fik tv. Ska më krizë!”.
Nuk dihet se ç’indicie të brendshme ka patur personi në fjalë kur e ka kumtuar këtë, por ajo ngjan si e dikujt që është në opozitën me çadrën.
Madje nëse merren të gjitha thëniet e deritanishme anti-çadër, kjo e Peshës, për nga forma dhe nënteksti ngjan si më shpartalluesja ndaj aksionit opozitar. /tesheshi.com/