Argjentina i ka kërkuar NATO-s të bëhet një nga “partnerët globalë” të aleancës së sigurisë, tha ministri i Mbrojtjes Luis Petri, ndërsa vendi i tij kërkon mënyra për të forcuar lidhjet me SHBA-në dhe Bashkimin Evropian.
Argjentina njoftoi të martën se po blen 24 avionë luftarakë amerikanë F-16 nga Danimarka, një marrëveshje e mbështetur nga Uashingtoni, raportoi Reuters.
Ministri Petri u takua me Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mircea Geoana dhe i dorëzoi një letër ku shprehte interesin e Argjentinës për t’u bërë partnere e aleancës ushtarake perëndimore, njoftoi ministri në X.
Sipas NATO-s, partnerët globalë bashkëpunojnë me anëtarët e aleancës duke shkëmbyer informacione dhe duke marrë pjesë në stërvitje ushtarake.
Partnerët globalë të NATO-s përfshijnë, ndër të tjera, Australinë, Kolumbinë, Irakun, Japoninë, Korenë e Jugut, Mongolinë, Zelandën e Re dhe Pakistanin. /tesheshi.com/