Një tjetër “tradhëtar” nga lista e PD-së pritet ta rrumbullakosë në 100 numrin e deputetëve në parlament, kjo pas djegies së mandateve nga opozita. Por ai nuk është dosido. Fjala është për nr.2 të Bashkisë së Kamzës, një bastion i demokratëve, Korab Lita.
Lita, n/kryetar i kësaj bashkie, pra krahu i djathtë i emblematikut Mziu, vjen nga lista e kandidatëve të PD-së në zgjedhjet e 2017-ës, në qarkun e Tiranës.
Ai ka dorëzuar këtë të enjte në formularin e vetëdekalrimit në KQZ dhe pritet të marrë mandatin në të parën mbledhje të radhës së këtij institucioni. /tesheshi.com/