Një shtetas serb është arrestuar në Marok ditën e djeshme bashkë me një grup personash që dyshohen për terorizëm ndërkombëtar dhe të lidhur me celulat e ISIS-it në Francë që kryen masakrën e së premtes së shkuar.
Është agjencia “Presheva Jonë”, që ka lëshuar lajmin e para, siç ndodhi një javë më parë me serbin e arrestuar në Gjermani.
Lajmet e para mbi këtë arrestim nuk kanë pasur detaje, vetëm se thonë se bëhet fjalë për një grup prej 50 personash që janë pjesë e logjistikës së terroristëve dhe të përfshirë në trafikun e kanabisit, i cili prodhohet në sasi të madhe në Marok.
Policia franceze që ka bërë të ditur lajmet për mediat, thekson se shtetasi me pasaportë serbe quhet Mikhail Schiller. Një emër jo i zakonshëm për një serb, por ka gjasa të jetë rus me shtetësi të Serbisë.
Një javë më parë, në Gjermani u arrestua një serb i Malit të Zi, me inicialet Vlatko V, i cili në makinën e tij mbante një arsenal të madh armësh.
/tesheshi.com/