Një tjetër pushues ka humbur jetën në bregdetin shqiptar, megjithë ndihmën e dhënë shëndetësore.
Ngjarja ka ndodhur në Velipojë, rreth mesditës, kur 76-vjeçari nga Kosova me inicialet B.A, është parë në vështirësi nga pushuesit, teksa lahej në det.
Ata kanë njoftuar menjëherë ambulancën, ndërsa kanë tentuar ta nxjerrin nga uji.
Të moshuarit, është dhënë ndihma e parë mjekësore në qendrën shëndetësore, por ai ka ndërruar jetë në orën 12:05.
76-vjeçari me banim në Prishtinë, bashkë me familjarët kishte zgjedhur bregdetin shqiptar për të pushuar.
Policia thotë se “po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”. /tesheshi.com/