Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Një superlajm nga Vlora/ Gjykatësi Kalaja: drejtimi i automjetit pa zotëruar një leje drejtimi nuk përbën krim!

by te Sheshi
27/02/2015
in Kryesore, Të fundit
Reading Time: 3 mins read
A A
Një superlajm nga Vlora/ Gjykatësi Kalaja: drejtimi i automjetit pa zotëruar një leje drejtimi nuk përbën krim!

Nga Vehap Kola

Nëse jeni i aftë të drejtoni një automjet dhe nuk keni një leje drejtimi të lëshuar nga organet përkatëse, nuk dënoheni me burg, siç parashikon neni 291 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. Kjo mund të ndodhë falë punës shkencore dhe profesionale të Gjyqtarit të Rrethit Gjyqësor Vlorë, Fjorjan Kalaja. Ai e ka gjetur nenin përkatës të Kodit në kundërshtim me nenet 4, 17, 18, 29 dhe 153 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Gjyqtari Kalaja e ka pezulluar dhe ka vendosur nisjen e procedurës së kontrollit incidental të kushtetueshmërisë së dispozitës ligjore të individualizuar, duke ia referuar sakaq çështjen Gjykatës Kushtetuese.

Sipas vlerësimit të Gjyqtarit, neni 291 i Kodit Penal është në shkelje të hapur të lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, me principet bazë kushtetuese të ndërtimit të Republikës dhe të së drejtës penale në veçanti. Shpallja si krim në parim e një sjelljeje njerëzore, siç është drejtimi i automjetit, pa parashikuar asnjë përjashtim nga rregulli, është arbitrare dhe e pabazuar në logjikën e të drejtës penale. Rrezikshmëria nga drejtimi i automjetit nga një shtetas që nuk zotëron leje drejtimi, por që ka aftësi ta drejtojë dhe njeh rregullat e qarkullimit rrugor, është e pavërtetueshme dhe nuk i përket kategorisë së veprave që rregullohen përmes të drejtës penale.

Domosdoshmëria e shprehjes së Gjykatës Kushtetuese për këtë rast lidhet sa me natyrën parimore të çështjes, aq edhe me vazhdimin e procedurës së gjykimit nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlore për padinë e Prokurorisë ndaj shtetasit të akuzuar. Ndonëse, Gjykata Kushtetuese nuk është shprehur akoma për këtë lëndë dhe vendimi i saj duket se do të pritet me shumë kureshtje dhe interesim nga publiku, një diskutim profesional dhe shkencor sapo është hapur. A ekzistojnë edhe shumë raste të tilla në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë apo në aktet ligjore e nënligjore që shkelin parimet kushtetuese dhe liritë e të drejtat themelore? Apo vetëm ato shkelje që cënojnë interesat e partive politike dhe grupeve të interesit përbëjnë shqetësim dhe duhen dërguar për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese?

Vendimi i Gjyqtarit Florjan Kalaja për pezullimin e procesit gjyqësor dhe vënien në lëvizje të Gjykatës Kushtetuese, si edhe argumentimi shkencor që i ka bërë vendimit është padyshim një lajm i rrallë nga drejtësia problematike e Shqipërisë. Ai dëshmon mundësinë e pashoqe që ka një gjyqtar apo pushteti gjyqësor në përgjithësi për të dhënë drejtësi dhe ndalur padrejtësitë e shkaktuara nga orekset administrative apo korruptive të ligjbërësve. Kjo është shenja e vetme e pavarësisë së drejtësisë dhe tregues i mjaftueshëm se, megjithë centralizimin e pushtetit legjislativ, profesionalizmi i njerëzve të drejtësisë mund të krijojë hapësira të reja pavarësie dhe lirie jo vetëm për gjykatat, por edhe për qytetarët.

Një tjetër diskutim i madh që mund të hapet me këtë precedent, është shqyrtimi i të gjithë kuadrit rregullator që qeveritë shqiptare kanë ndërmarrë për të korrigjuar dështimin e tyre në menaxhimin publik. E thënë më thjesht: sa herë që qeveritë shqiptare nuk kanë mundur të arrijnë rezultate përmes politikash të mençura publike, ato kanë prodhuar ligje që shtojnë kontrollin dhe kufizojnë liritë individuale të qytetarëve. Arritja e rezultateve nuk mund të justifikojë cenimin e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, qofshin këto për arsye të sigurisë apo mirëqenies. Mbetet të shihet nëse kjo portë e hapur nga Gjyqtari Kalaja do të shfrytëzohet edhe nga profesionistë të tjerë ambiciozë të drejtësisë shqiptare./tesheshi.com/

Related Posts

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar
Gjeopolitikë

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

19/05/2025
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore
Sociale & Shoqëri

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?
Europa

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Next Post
Kosova do t`i kërkojë Serbisë dëmshpërblimet e luftës, por dhe jo pak të tjera…

Kosova do t`i kërkojë Serbisë dëmshpërblimet e luftës, por dhe jo pak të tjera...

Dosja “Gjuta”/ Kush është Vladimiri i kësaj dosjeje, i superkërkuari i policisë për momentin?!

Dosja “Gjuta”/ Kush është Vladimiri i kësaj dosjeje, i superkërkuari i policisë për momentin?!

Qeveria, “dorë në zemër” për debitorët e energjisë: shtyn me një muaj afatin e pagesave

Qeveria, "dorë në zemër" për debitorët e energjisë: shtyn me një muaj afatin e pagesave

Comments 1

  1. Your code of destiny says:
    1 muaj ago

    I’m really inspired along with your writing abilities and also with the layout for your blog. Is this a paid topic or did you modify it yourself? Anyway stay up the excellent quality writing, it is uncommon to see a great blog like this one nowadays!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

TË FUNDIT

  • Të fundit
Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

19/05/2025
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni