Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
Te Sheshi
No Result
View All Result
Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Një shpjegim për Kosovën: edhe agjerues, edhe islamofob!

Flet Besnik Sinani, një ndër studiuesit shqiptarë në botën islame

by te Sheshi
07/04/2022
in Intervista
Reading Time: 10 mins read
A A
Një shpjegim për Kosovën: edhe agjerues, edhe islamofob!

Besnik Sinani ka kryer doktoraturën në “Frei Universität” të Berlinit në Gjermani. Ai është studjues i historisë, shoqërive, kulturave dhe religjionit islam. Studimet e masterit i ka kryer në Universitetin e New York-ut në degën e studime të Lindjes së Mesme. Kohë më parë, ai ishte ligjërues në Universitetin e Mbretit Abdulaziz në Arabinë Saudite. Botimi i tij më i fundit është kontributi i një kapitulli në një volum rreth sufizmit bashkëkohor, i titulluar Global Sufism nga Shtëpia Botuese “Hurst” në Londër.

Çfarë është në të vërtetë islamofobia? Bazuar në shumë ndodhi, a mund të flitet për islamofobinë si mendësi e re, duke tejkaluar dimensionin e një fenomeni të thjeshtë psikik në atë të një strukture epistemologjike?

Pyetja se çfarë është islamofobia merr një nuancë të re pikërisht sot, kur pasi më shumë se njëzet vjet nga formulimi dhe përkufizmi i termit “Islamofobi” nga akademikë dhe aktivistë në Angli, kemi vitin e kaluar një riformulim të përkufizimit po në atë vend nga All Party Parlamentary Group on British Muslims. Ndryshimet në përkufizime atëherë edhe sot janë tregues i ndryshimit të gjeneratave, por edhe i llojit të sfidave politike, që sollën nevojën e këtyre rishqyrtimeve.

Shkurtimisht, në vitet ’90-të rasti i Selman Ruzhdi-t solli për popullsinë muslimane në dritë çështjen e pabarazisë ligjore, që për ta u bë i dukshëm në dallimin e aplikimit të ligjit kundra blasfemisë, ligj që mbronte fenë dominante, por jo fenë e qytetarëve me besim Islam. Për arsye të mendimit filozofik të formuluesve të asaj kohe, përkufizimi i “islamofobisë” kërkoi të veçohej nga forma më sekulare të aktivizmit anti-racist, pasi e pa atë si reduktues në kontekstin e debateve politike të kohës dhe vuri theksin tek dimensioni anti-musliman i “islamofobisë”, pa e mohuar lidhjen me racizmin.

Përkufizimi më i fundit, në të kundërt, reflekton një tjetër lloj realizimi politik dhe ardhjen e një gjenerate të re aktivistësh e akademikësh, që sheh e anti-muslimanizmin të ndërlidhur me forma të tjera të racizmit dhe kërkon të ndërveprojë, të reflektojë e mësojë nga lëvizje të tjera anti-raciste. Ky transformim na tregon më së miri se, përtej karakteristikave të përbashkëta, manifestimet dhe aplikimet e islamofobisë dallohen nga veçori që lidhen me kontekstin politik të vendeve të ndryshme.

Gjithashtu, dy kategoritë kryesore në kuptimet e mësipërme të islamofobisë, ajo e “Islamit” dhe ajo e “racës” na tërheqin vëmendjen për nga historitë e konstrukteve të këtyre koncepteve në perëndim, të formësimit të përfytyrimit të “Islamit”, si dhe të nocioneve racore. Si e tillë, në shumicën e vendeve perëndimore islamofobia ka origjina në shtresime kulturore, përfshirë origjina të mirë-dokumentuara koloniale. Termi mund të jetë rezultat i reflektimeve të akademikëve e aktivistëve, por realiteti që kërkon të evidentojë është produkt politik me origjina më të hershme se vetë termi “islamofobi”.

A mund të jetë islamofobia një lloj vetëviktimizimi dhe ekzagjerim i disa mendimtarëve modernë myslimanë?

Ka kaq shumë literaturë, raporte e dokumentim të islamofobisë në struktura ligjore, institucione shtetërore e qëndrime politike, saqë mohimi i islamofobisë është tregues edhe më i qartë i verbërisë ideologjike të atyre që e mohojnë ekzistencën e saj. Mohimi i islamofobisë është në vetvete manifestim i islamofobisë. Një nga akuzat e ngritura ndaj nocionit të islamofobisë është se kërkon të kufizojë lirinë e shprehjes, një vlerë kjo e prezantuar si esenciale në shoqëri të lira. Formuluesit e përkufizimit më të fundit të islamofobisë e kanë bërë të qartë në raportin e tyre se nuk është për qëllim të kufizohet liria e shprehjes, por të adresohet shprehja e urrejtjes, paragjykimeve, e nxitjes së tyre ndaj grupe njerëzisht mbi baza të identitetit të tyre real ose të supozuar fetar, racor ose etnik.

Të gjitha shoqëritë që emulojnë shprehjen e lirë, si vlerë e tyre esenciale, kanë legjislacione që e kufizojnë gjuhën e urrejtjes ose nxitjen e paragjykimeve ndaj bashkësive të caktuara. Mënyrat se si shoqëri të ndryshme reagojnë ndaj islamofobisë janë njëkohësisht tregues të trashëgimisë historike koloniale, që përmendëm më sipër, sidomos në marrëdhënie me ish-subjektet koloniale, por edhe konceptet mbi qytetarinë, mbi atë se kush konsiderohet anëtar e kush i huaj në bashkësinë kombëtare. Kjo është arsyeja, fjala vjen, që vende si Britania e Madhe, Franca e Gjermania kanë politika shumë të ndryshme qoftë në pranimin ose jo të ekzistencës së islamofobisë: nga mohim i saj në Francë, e gjer në debat të hapur politik mbi rolin negativ të saj për gjithë shoqërinë në Britaninë e Madhe.

Ju jeni marrë me studimin e islamofobisë edhe në vendet perëndimore. Çfarë elemente mund të dalloni dhe cilat janë specifikat që e dallojnë atë? Çfarë ndërlidhje mund të ketë islamofobia dhe antisemitizmi? Cili është ndërveprimi i islamofobisë me lëvizjet e ekstremit të djathtë në Europë? Edhe sulmet në Zelandën e Re a janë sulme të lidhura direkt me islamofobinë apo bëhet fjalë për diçka më të madhe dhe më të organizuar?

Vëmendja ndaj islamofobisë në Perëndim ka qenë në funksion të të kuptuarit të mënyrës se si ajo informon islamofobinë shqiptare. Trashëgimia e anti-semitizmit në Europë vlen në mënyrë primare jo vetëm për të treguar pasojat e ideologjive të urrejtjes ndaj grupeve apo komuniteteve të ndryshme, por edhe për të dëshmuar persistencën e tyre. Edhe në vende, si Shtetet e Bashkuara, ku besohej se hebrenjtë ishin integruar si askund tjetër, pamë shpërthimin në kohët e fundit të anti-semitizmit në protesta, manifestime e akte dhune të grupeve raciste.

Besoj se literatura, metodologjitë dhe eksperienca e aktivizmit kundër anti-semitizmit, siç përmendet edhe në raportet e përmendura më sipër, kanë informuar përkufizimin e islamofobisë. Është totalisht normale kur i shohim grupet e njëjta që kanë qëndrime islamofobike dhe anti-semite. Për shembull, vrasësi i disa hebrenjve brenda në sinagogë në Pitssburg në Shtetet e Bashkuara, në tetorin e kaluar, deklaroi se e bëri këtë ngase kjo sinagogë mbështeste një program që kërkonte të sillte emigrantë muslimanë në SHBA.

Sipas një interpretimi ideologjik, që gjendet në shumë vende të perëndimit, hebrenjtë po mundohen të zëvendësojnë racën e bardhë, duke sjellë muslimanë dhe emigrantë të tjerë “me ngjyrë”. Kjo është arsyeja pse në Charlotesville, në gusht të 2017-tës, në Shtetet e Bashkuara, parulla e grupeve të djathta ishte: ‘The Jews will not replace us” (Hebrenjtë nuk do na zëvendësojnë). Grupe që pasojnë të njëjtën linjë ideologjike gjenden në gjithë Europën, e sidomos në Francë, ku njihen kryesisht si lëvizja Generation Identitaire. Këto grupe synojnë të përzënë të gjithë banorët e vendeve të tyre me origjinë emigrante, pavarësisht se sa gjenerata kanë që jetojnë në vende europiane. Me këtë qëllim ata sulmojnë e ushtrojnë dhunë ndaj komuniteteve të emigrantëve. Vrasësi i 50 muslimanëve në Zelandën e Re qartazi e shpaloste këtë ideologji “të zëvendësimit”.

Prandaj edhe deklaroi se ishte mbrojtja e të ardhmes së të bardhëve, ajo që e motivoi ta kryejë sulmin në Zelandën e Re. Që këndej vjen edhe glorifikimit që u bën ushtarakëve serbë, që morën pjesë në pastrimin etnik të boshnjakëve ose udhëheqësve ballkanikë, si Skënderbeu, që luftuan ushtritë osmane. Është një ideologji e ngjizur në lexime, sa absurde, po aq të rrezikshme, të së ardhmes nëpërmjet një kontinuiteti të supozuar historik, ku emigrantët nga luftërat në Lindjen e Mesme shihen si ekuivalentë të ushtarëve osmanë përballë portave të Vjenës.

Një dokumentar investigativ i TV Al-Jazeera dokumentoi se edhe pse Fronti Nacional i Le Pen-it ka mohuar lidhjet me grupe si Generation Identitaire, në të vërtetë mban lidhje të ngushta dhe i financon, madje edhe i inkuadron ato në platformat e veta. Kam takuar muslimanë në vende të perëndimit që shprehin, me habi, edhe një lloj naiviteti me pyetjen se pse sulmohen nga e djathta, pasi shumica e muslimanëve pasojnë vlera familjare, konservatore, të afërta me ato të trumpetuara nga shumë lëvizje të djathta.

E vërteta është se anti-muslimanizmi aktualisht është përcaktor më esencial i së djathtës perëndimore sesa të gjitha vlerat e pretenduara konservatore. Sigurisht se islamofobia nuk gjendet vetëm tek e djathta, por edhe në mjaft grupe të majta. Por, tek e djathta ajo ka marrë një rol gati përcaktues, shërben për mobilizim politik dhe nxit politika tejet kërcënuese, që nuk gjenden as në përmasa, as në përshkallëzim tek e majta. Ilustrimi për këtë shihet në Berlin ku jetoj. Aty kemi hyrë në periudhën e fushatës elektorale dhe posterat elektoralë të partisë së ekstremit të djathtë, AfD, shpalosin mesazhe anti-muslimane.

A mund të konsiderohet mbulesa e femrave myslimane si shënjimi kryesor i rritjes së islamofobisë?

Unë nuk mendoj se mbulesa që përdorin disa femra myslimane është shënjimi kryesor i rritjes së islamofobisë, por shërben si tregues i paradokseve të paragjykimeve anti-muslimane. Tema e çlirimit të femrës muslimane nga vargonjtë e patriarkalizmit islamik është përdorur edhe për të justifikuar luftëra si zgjatim i “misionit civilizues” të kolonializmit. Femra muslimane është paraqitur si e paaftë të flasë për veten e, për rrjedhojë, edhe kishte nevojë për mbrojtjen e perëndimit. Kjo është një nga ato narrativa.

Në periudhën post-koloniale e majta ka investuar mjaft, veçanërisht e shtyrë nga nocioni marksist i “ndërgjegjësimit të rremë”, sipas të cilit edhe nëse femra muslimane do thoshte se ajo vetë donte të mbante shaminë, kjo interpretohej jo si shprehje e agjensisë së saj personale, por e faktit se ajo nuk e dinte se ç’ishte në të vërtetë në të mirë të saj. Ky qëndrim është kritikuar më së shumti nga brenda kësaj tradite dhe nuk di të ketë ndonjë figurë që vlen të përmendet që akoma e mbart këtë qëndrim. E megjithatë, ai vazhdon të jetë prezent në ligjërimin politik.

Paradoksi është se teksa sulmet kundër shamisë janë të motivuara me “çlirimin” e femrës muslimane, kjo ka motivuar shpesh pengimin e femrës muslimane. Pengimi për shkollim është ndoshta rasti më i qartë i këtij paradoksi. E në këtë mënyrë ultra-konservatorët muslimanë dhe liberalët europianë janë bashkuar për ta mbajtur femrën muslimane jashtë shkollës dhe sferës publike. Trupi e flokët e femrës muslimane janë kthyer në fushëbetejë. Në një kohë kur meshkujt, edhe në shoqëri me shumicë muslimane, kanë braktisur – për arsye të njohura historike – format e identifikimit fetar në veshje, ata kanë ngulmuar që femra muslimane të mbartë “shënjuesit” identitarë.

Edhe aktivistët liberalë në të njëjtën fushëbetejë kërkojnë çlirimin e femrës, duke kërkuar ta zhveshin nga po këta shënjues identitarë. Në këtë mënyrë, femra muslimane bëhet shenja më dalluese e prezencës islame, duke mbartur një peshë religjioziteti, që shumë meshkuj të besimit të saj nuk e mbajnë, duke qenë njëkohësisht shenjestër e sulmeve të atyre që kërkojnë “ta çlirojnë” nga feja e saj.

Çfarë ndërlidhje me islamofobinë mund të kenë sulmet në Sri Lanka dhe sulmet e tjera gjetiu, që kryhen me motive fetare?

Pyetja e ndërlidhjes së akteve terroriste të kryera nga muslimanë dhe islamofobisë na shpie përsëri tek diskutimi i origjinave, ku është e qartë se islamofobia i paraprinë fillimit të përdorimit të dhunës si armë politike nga grupe ose individë muslimanë në kohët moderne. Sigurisht, aktet terroriste si ato më të fundmet në Sri Lanka shërbejnë për të ilustruar dhe legjitimuar retorikën anti-muslimane, për të rekrutuar të tjerë në kauzën e “mbrojtjes nga Islami”. Ato sulme e energjizojnë islamofobinë.

Në këtë aspekt, është shumë i ngjashëm përdorimi i ligjërimit të viktimizimit, i konspiracionit, narrativave historike selektive dhe reduktuese, sa në grupe ekstremiste myslimanësh, e sa në grupe ekstremiste islamofobe. Në një mënyrë, ato e ushqejnë njëra-tjetrën. E, megjithatë, për arsyet që kam përmendur më sipër, islamofobia do të ekzistonte edhe pa këto sulme.

Si manifestohet islamofobia tek shqiptarët? Trendet e zhvillimit islamofobik shihen të jenë më të larta në Kosovë. Pse ndodh një gjë e tillë? Në librat shkollorë kemi një mori kompleksesh semiotike, të cilat ngjallin islamofobi të shprehur përmes euefimizmit turkofobik. Cila është ndërlidhja në mes orientalizmit, turkofobisë dhe islamofobisë?

Ekzistenca e islamofobisë në Shqipëri ose Kosovë, përkundër gjithë provave, është ende e debatuar, madje për çudi edhe nga aktivistë muslimanë, të cilët e kundërshtojnë nocionin e mundësisë së ekzistencës së islamofobisë në një vend me shumicë nominale muslimane. Por, islamofobia nuk ka të bëjë me shumica numerike, por me marrëdhënie force dhe pushteti, në kuptimin që i dhanë asaj dishepujt e Mishel Fukosë, ndër studiuesit e shkollës post-koloniale. Shumica muslimane në Kosovë nuk do të thotë shumëçka kur vetë ekzistenca politike e shtetit varet nga “ndërkombëtarët”, që e shpjegon theksin e shqetësimit të shqiptarëve rreth “imazhit të tyre në botë”.

Islamofobia, tek shqiptarët në përgjithësi, ka natyrë identitare dhe ligjërimi islamofob kërkon të jetë gjithëpërfshirës dhe totalitar. Kjo është dhe arsyeja, që – siç vëreni ju – tekstet shkollore janë ndër elementet më dalluese të politikave islamofobe. Kjo është dhe arsyeja e turkofobisë. Sepse, në thelb ky manifestim i islamofobisë mbart ankthin e orientimit identitar. Kjo është arsyeja pse ligjërimi islamofob është aq i mbarsur me leksik gjeografik Lindje-Perëndim.

Por, Kosova ka edhe karakteristika të tjera. Ka figura pushtetarësh, që përqafojnë politika islamofobe teksa edhe mund ta agjërojnë Ramazanin. Kjo nuk është kontradiktore, por tregues i një tjetër lloj intimiteti të islamofobisë kosovare, tregues i një ligjërimi të politikave që janë në thelb dhunuese. Fusha e kontestimit në Kosovë shpesh mund të gjendet në familje, por edhe brenda nocioneve identitare individuale, forma të cilat studiuesit e racizmit na bëjnë të ditur se gjenden rëndom në histori në struktura të ngjashme shtypjeje tek grupe që janë viktima të racizmit. Mund të përmenden, për shembull, hebrenjtë që kanë përvetësuar nocione anti-semite, ashtu siç mund të ketë afro-amerikanë që përqafojnë nocione raciste kundra grupit të vet etnik.

Në këtë kuptim, evidentimi i sa thamë më parë nuk është në vetvete gjë e re, por është edhe e qartë se pse ky lloj realiteti është aq ndryshe nga ato me të cilat përballen, fjala vjen, muslimanët në Angli ose në Holandë. Të gjitha raportet për islamofobinë e vërejnë rrezikun që ajo përbën për demokracinë dhe kohezionin social, por në vende si Kosova kjo merr një tjetër dimension, pikërisht se tjetri qëllon që të jetë anëtar i familjes, ndoshta një kushëri i parë. Kjo bën nevojën e artikulimit të një dialogu edhe më urgjent.

Në të njëjtën kohë kur liderët muslimanë dhe aktivistët e evidentojnë islamofobinë, duhet të shkojnë një hap më tej dhe të artikulojnë një vizion teologjik, që reflekton specifikat kosovare dhe e zbut konfliktualitetin. E thënë ndryshe, nëse besojmë se agresiviteti i islamofobisë në Kosovë është dëshmi e anktheve dhe pasigurive identitare e politike, që aluduam më sipër, a nuk është detyra e një bashkësie me vlera transhendentale që të shkojë përtej përgjigjes së të njëjtit lloj e të kontribuojë në sjelljen e një doze qetësie në një shoqëri përkundrazi të traumatizuar politikisht? 

Kjo intervistë është publikuar më parë në Revistën Shenja në kuadër të numrit dedikuar islamofobisë dhe lëvizjeve shoqërore të motivuara nga religjioni. Bisedoi Latif Mustafa.

Related Posts

Saviano: Vuajtjet e mia
Intervista

Saviano: Vuajtjet e mia

05/05/2025
Shkrimtari i shquar amerikan dhe libri i tij me famë: Drejtësia, ajo që do e mund Izraelin!
Intervista

Shkrimtari i shquar amerikan dhe libri i tij me famë: Drejtësia, ajo që do e mund Izraelin!

16/01/2025
Mendimtari hebre Ilan Pappe: Dehumanizimi, në AND-në e Izraelit!
Intervista

Mendimtari hebre Ilan Pappe: Dehumanizimi, në AND-në e Izraelit!

15/01/2025
Next Post
Kriza në PD: radha e Alibeajt si “bashkëpunëtor me Ramën”

Kriza në PD: radha e Alibeajt si “bashkëpunëtor me Ramën”

Merkel, përgjigje Zelensky-t për samitin 2008-ës

Merkel, përgjigje Zelensky-t për samitin 2008-ës

Bruksel apo Moskë? Tani Vuçiç duhet të vendosë…

Bruksel apo Moskë? Tani Vuçiç duhet të vendosë...

TË FUNDIT

  • Të fundit
Shuhet një majtist me nam

Shuhet një majtist me nam

13/05/2025
Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

13/05/2025
Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

13/05/2025
Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

13/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore
Shuhet një majtist me nam

Shuhet një majtist me nam

13/05/2025
Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

13/05/2025
Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

13/05/2025
Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

13/05/2025

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.