Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Një Serbi tjetër: Koha për paqe e pajtim me Kosovën!

Mesazhi i atyre që nacionalizimi s’i ka katandisur në trushkulur: Plani franko-gjerman, një shans!

by te Sheshi
02/02/2023
in Ballkani, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Një Serbi tjetër: Koha për paqe e pajtim me Kosovën!

Serbia ka një mundësi historike për të hedhur themelet për ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, gjë që do të ndryshonte përgjithmonë perspektivën e të gjithë Ballkanit, sipas organizatave joqeveritare.

Një grup i organizatave joqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti Vuçiç, nga qeveria e parlament serb, që të pranojnë propozimet për marrjen e hapave të nevojshëm për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, me vlerësimin se propozimi franko-gjerman për çështjen e Kosovës është “një mundësi historike që autoritetet dhe qytetarët e Serbisë ta pranojnë realitetin”.

“Institucionet e Republikës së Serbisë dhe përfaqësuesit e tyre, si bartës të funksioneve publike, janë të obliguara që qytetarëve të tyre dhe gjeneratave të ardhshme t’u garantojnë zbatimin e plotë të marrëveshjeve të ardhshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në njoftim, transmeton Tanjug.

Organizatat theksojnë gjithashtu se kjo është një mundësi historike për autoritetet në Serbi dhe qytetarët e saj për të pranuar realitetin, si dhe për të hedhur themelet për ndërtimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, gjë që do të ndryshonte përgjithmonë perspektivën e të gjithë Ballkanit.

“Shoqëritë tona kanë nevojë për veprim politik të pjekur dhe të përgjegjshëm, i cili hap hapësirë ​​për shkëmbim në të gjitha nivelet dhe ndryshimin e mënyrës e si ne e shohim njëri-tjetrin për më shumë se tre dekada. Ne e konsiderojmë të nevojshme për shërim të qëndrueshëm social që të vazhdojë procesi i ndalur i kërkimit të fatit të të vrarëve dhe të zhdukurve gjatë konfliktit të armatosur në Kosovë dhe të fillohet me zbatimin e mekanizmave të drejtësisë tranzicionale në nivel institucional”, thuhet në deklaratë.

Një mundësi historike për Serbinë

Ata thonë se institucionet e Serbisë duhet të jenë të vendosura, këmbëngulëse dhe të gatshme për të ndalur “politikat dhe aktivitetet ekstremiste të grupeve dhe individëve të ndryshëm, përfshirë ato grupe dhe individë që veprojnë ose kanë vepruar me mbështetjen e autoriteteve në Serbi dhe që kërcënojnë paqen, të ardhmen evropiane të vendit, si dhe promovojnë shkeljen e të drejtave të njeriut, diskriminimin, urrejtjen dhe gënjeshtrat në hapësirën publike”.

“Negociatat evropiane ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe marrëveshja që iu prezantua palëve negociuese duhet të komunikohen në mënyrë transparente me prezantimin e të gjitha informatave relevante në opinion”, thuhet në komunikatën për media, me vlerësimin se “marrëveshja e re është një mundësi e mirë për Serbinë që të kthehet dhe të ndërtojë një politikë pajtimi që do të ndërtojë lidhjet, do të ruajë paqen dhe do të forcojë sundimin e ligjit”.

Ata shtojnë se kjo është edhe një mundësi për Serbinë që t’i tregojë botës se gatishmëria e saj për të ecur përpara reflektohet në guximin për të marrë vendime që kontribuojnë në zgjidhjen e konflikteve historike.

“Vetëm një kurs i tillë politik dhe social është garanci për mospërsëritjen e konflikteve nga e kaluara dhe ndërtimin e një të ardhmeje në të cilën ne nuk jemi kërcënim për njëri-tjetrin, por partnerë”, përfundon deklarata e firmosur nga 19 organizata dhe individë, mes tyre Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, Mbrojtësit e të Drejtave Civile, Instituti për Çështje Evropiane, Iniciativat Qytetare, Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, Qendra për Dekontaminim Kulturor, Gratë në të Zeza, Qendra për të Drejtat e Njeriut në Beograd, Fondi Humanitar, dramaturgia Biljana Srbljanoviç, shkrimtari Svetislav Basara dhe të tjerë. /tesheshi.com/

Related Posts

Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore
Kryesore

Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore

02/07/2025
Katrina, gati për luftë!
Kryesore

Katrina, gati për luftë!

02/07/2025
Përkimi jo rastësor: ata që prodhuan dramën palestineze, po ata që prodhuan dhe dramën çame
Gjeopolitikë

Përkimi jo rastësor: ata që prodhuan dramën palestineze, po ata që prodhuan dhe dramën çame

02/07/2025
Next Post
Baloni kinez që ka alarmuar SHBA-në

Baloni kinez që ka alarmuar SHBA-në

Shkenca e lumturisë: Si të qëndroni optimist përballë sfidave të jetës

Shkenca e lumturisë: Si të qëndroni optimist përballë sfidave të jetës

Francesku, thirrje në Afrikë si të qe në Shqipëri

Francesku, thirrje në Afrikë si të qe në Shqipëri

TË FUNDIT

  • Të fundit
Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

02/07/2025
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025
Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

02/07/2025
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni