Përbërësit:
Feta proshute të prera trashë 1 ananas të vogël
Kastravec
Majonezë
Kos
Kripë
Piper
Përgatitja:
Duke përzier majonezën me kosin, bashkë me pak piper dhe kripë, kemi përgatitur salcën e sallatës. Presim fetat e proshutës në kubikë. Të njëjtën gjë bëjmë edhe me ananasin ndërsa kastravecin e grijmë në pjesën e trashë të rendes. I bashkojmë përbërësit dhe u shtojmë salcën. Në mënyrë që kjo e fundit të shpërndahet , duhet ta përziejmë mirë. /tesheshi.com/