Një rus sulmohet pasi ka dalë me simbolin shqiptar dhe ka emërtuar në shqip qytetetet e Kosovës që ka vizituar.
Siç bën të ditur kosova.info, Maxim Makartsev një rus i cili e flet shumë mirë gjuhën shqipe ka marrë pjesë në një seminar për kulturën shqiptare dhe gjuhën që është zhvilluar para pak kohësh në kryeqytetin e Kosovës- Prishtinë.
Makartsev, përveç përshtypjeve të mira që ka për Kosovën ka përshkruar çdo aktivitet dhe vizitë nëpër qytetet e Kosovës.
Para përfundimit të seminarit ai, ka postuar një foto me një bluze me simbolin shqiptar. Por nuk i kanë kursuer komentet sulmuese ndaj tij.
Disa e pyetën pse i emërton në shqip qytetet “serbe”. Disa e sugjeruan të lobojë për serbët. Ai ka postuar edhe një foto nga kompleksi memorial i Reçakut ku u masakruan nga trupat serbe familja legjendare e Jasharajve.
Rusi postoi edhe një paralele të Kosovës me Maqedoninë, ku mbishkrimet e drejtimeve në trafik në Prishtinë janë edhe në gjuhë serbe ndërsa në Maqedoni janë vetëm në pjesët shqip folëse./tesheshi.com/