Ky djalë ka humbur 11 kilogram brenda 24 orëve. Kjo është dieta e çuditshme e Ross Edgley, shkrimtar sportiv që ka humbur peshë duke mos ngrënë karbohidrate, sheqer dhe duke mos pirë ujë, por duke bërë sauna dhe banjë me rërë.
Në orët e para ka humbur menjëherë 5 kilogramë. “Më shumë se 50 deri në 70 % e trupit tonë përbëhet nga uji. Kështu që një njeri që peshon 95 kilogramë të paktën 47.5 i ka lëngje. Eliminoni pjesën më të madhe të lëngjeve dhe pesha juaj do të bjerë”, ka thënë ai.
Në këtë mënyrë Ross ka humbur peshë duke e treguar në mënyrë efikase. Por të humbësh peshë në këtë mënyrë është shumë e rrezikshme dhe mund të përfundojë edhe me vdekje.
Ai ka ngrënë vetëm ushqime me bazë vitaminën Ca, disa rrënjë “dhëmbë luani” dhe kafeinë. Për 24 orë ka pirë vetëm 100 ml ujë./tesheshi.com/