Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Një muslimane mund Abercrombie & Fitch-in. Pse fitorja e saj në Gjykatën e Lartë është fitore për të gjithë amerikanët

by te Sheshi
02/06/2015
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Një muslimane mund Abercrombie & Fitch-in. Pse fitorja e saj në Gjykatën e Lartë është fitore për të gjithë amerikanët

Nga Simran Jeet Singh

Gjykata e Lartë e SHBA-ve vendosi të hënën në favor të Samantha Elauf-it, një muslimaneje amerikane që mban hixhab dhe së cilës iu mohua një punë te Abercrombie & Fitch-i kur ishte 17 vjeç. Elauf pretendonte se kompania nuk i dha punë sepse identiteti i saj fetar shkel “politikën e pamjes” së Abercrombie-t.

Gjatë argumentimeve me gojë, gjykatësja e Gjykatës së Lartë, Sonia Sotomayor, vuri në dukje se çështja është ndryshe prej shumicës së rasteve të diskriminimit të punësimit, ngaqë përgjegjësi i marrjes në punë në Abercrombie e ka pranuar hapur uljen e pikëve të Elauf-it pasi mësoi nga një drejtues tjetër se hixhabi cenonte politikën e kompanisë. Gjykata vendosi 8-1 në favor të Elauf-it.

Rasti i Elauf-it ilustron një numër problemesh të rëndësishme në Amerikën moderne, duke shërbyer si një çështje referuese për diskriminimin në vendin e punës dhe për lirinë fetare.

Ndërsa përbërja fetare e vendit tonë bëhet gjithnjë e më larmishme, vendimi ndikon në mënyrën si i kuptojmë këto ndryshime dhe si garancitë e lirisë fetare shtrihen në vendet tona të punës. Kjo qëndron në veçanti për njerëz që, si Elauf-i, identifikohen me bashkësi fetare të pakicës dhe mbajnë elemente të dukshme të besimit.

Vendimi i gjykatës mund të trajtësojë mënyrën si ne mendojmë mbi pluralizmin dhe muındësinë e njëjtë në vendin tonë. Politikat shtetërore mbi lirinë fetare kanë ndikim të thellë në atë çka amerikanët perceptojnë të jetë e pranueshme.

Debatet tona kombëtare priren të sillen rreth të drejtës për t’i skicuar bashkësitë në bazë të etnicitetit, për t’i mbikëqyrur vendet e adhurimit në bazë të fesë, apo për t’i hequr të drejtat e individëve në bazë të orientimit seksual.

Siç e kemi parë pandërprerë, kur vendi ynë i kushtohet trajtimit të padrejtë të bashkësive të tëra, kjo në të vërtetë u jep dritën jeshile të gjithë amerikanëve të bëjnë të njëjtën gjë. Politikat diskriminuese kalojnë poshtë, te publiku amerikan, dhe dërgojnë mesazhin se është drejtë, e pranueshme, t’i trajtosh bashkësitë e margjinalizuara si qytetarë të dorës së dytë.

Ky rast ilustron mënyrën si ne e shohim veten si një shoqëri. Politikat aktuale mbi diskriminimin në vendin e punës po i hapin boshllëqet që i lejojnë punëdhënësit të mos i punësojnë kandidatët në bazë të pamjes së tyre. Prandaj krahu amerikan i punës nuk e çon një shkallë më lart apo nuk e reflekton saktësisht larminë e mrekullueshme të këtij kombi. Një larmi më e madhe e përfaqësuar në forcën e punës do t’u kundërvihej stereotipeve negative të cilët kontribuojnë për ksenofobinë dhe dhunën e urrejtjes që vënë në shenjë komunitetet e pakicës.

Këtu nuk është në lojë vetëm një punëdhënës që ka diskriminuar një individ. Punëdhënësi më i madh në Amerikë, Departamenti i Mbrojtjes, ka një rregull në fuqi që diskriminon çdokënd që vë një hixhab apo turban, a që mban qime në fytyrë për arsye fetare. Individët që mbajnë elemente besimi, të tilla si këto, nuk lejohen të shërbejnë në forcat e armatosura pa një lëshim të ofruar rrallë.

Një shumicë e amerikanëve të prekur nga politika të tilla diskriminuese u përkasin bashkësive fetare të pakicës, dhe vendimi i Gjykatës së Lartë ndikon drejtpërdrejt në mënyrën si ne mendojmë mbi mundësinë e barabartë dhe lirinë fetare në këtë vend.

Elauf-i tregoi se ajo e pranon që çështja e saj është me rëndësi për një numër bashkësish të ndryshme. “Unë nuk po ngrihem vetëm për veten, por për të gjithë njerëzit që dëshirojnë t’i përmbahen besimit të tyre ndërsa janë në punë,” tha ajo, pas dhënies gojore të argumenteve. “Respektimi i besimit tim nuk duhet të më pengojë mua nga marrja e një pune.”

Vendimi shërben si një mundësi për të përmirësuar legjislacionin ekzistues mbi diskriminimin në vendin e punës dhe lirinë fetare. Amerikanët janë një hap më pranë shmangies së zgjedhjes midis besimit dhe punës së tyre.

Përktheu: Bujar M. Hoxha   

Related Posts

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?
Europa

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri
Kryesore

Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

19/05/2025
Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”
Amerika

Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

19/05/2025
Next Post
Kanada, gjobë 12 miliardë USD kompanive të duhanit

Kanada, gjobë 12 miliardë USD kompanive të duhanit

Ca të dhëna në prag të hapjes së Panairi të Librit në Prishtinë

Ca të dhëna në prag të hapjes së Panairi të Librit në Prishtinë

BE ndërhyn për gazifikimin e Shqipërisë, tubacione të qendrat e mëdha

BE ndërhyn për gazifikimin e Shqipërisë, tubacione të qendrat e mëdha

TË FUNDIT

  • Të fundit
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025
A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni