Thuajse të gjithë e kemi në pronësinë tonë një selfie stick në ditët e sotme. Është një instrument shumë i mirë për të bërë fotografi në peizazhe të bukura në sfond dhe me miqtë në momente të ndryshme. Mirëpo, kush do ta kishte menduar ndonjëherë se ky instrument do të ishte shndërruar në armën më të re të arteve marciale?
Quhet Monopod Fighting dhe është ideuar nga rusët e qendrës së arteve parciale M-PROFI, me qendër në Moskë. Instruktorët kanë adaptuar teknikat e mbrojtjes personale me selfie stick.
Në një farë mënyre, selfie stick është edhe një lloj mjeti i mbrojtjes personale, duke qenë se duhet marrë parasysh fakti që në qarkullim ka mjaft hajdutë, të cilët mund të përfitojnë nga raste të ndryshme dhe të vjedhin aparatët tuaj fotografikë apo celularë që vendosni në selfie stickun tuaj, për të të realizuar foto./tesheshi.com/
https://www.youtube.com/watch?v=WHr9L-dk_aY