Pensionisti italian Giuseppe Giordano, 70 vjeç, humbi gruan e tij të dashur shtatë vjet më parë. Që atëherë, kur shkon në plazh në vendlindjen e saj, Gaeti mban me vete dhe fotografinë e saj.
Bashkëshortët e Giuseppe dhe Ida Giordano u martuan 50 vjet më parë. Ata u takuan kur ishin vetëm 15 vjeç dhe që atëherë ata kanë qenë të pandashëm. Ida vdiq në 2011-ën, jë vit pasi u diagnostikua me kancer.
Giuseppe Giordano u bë i njohur nga pronar restoranti i cili e vërejti atë me një foton e gruas në plazh.
“Jam i sigurt se nuk mund të ekiztojnë një e dytë histori kaq madhe dashurie. Burrat si ai nuk ekzistojnë”, tha ai.
“Më pëlqen të shkoj në det çdo ditë, sepse aty më vijnë ë gjitha kujtimet. Unë jam shumë i befasuar nga dashuria dhe admirimi i njerëzve për shkak të rastit tim. Gruaja ishte dhe ende është e gjitha për mua”, tha Giordano
“Unë i përkas atij brez ku dashuria dhe ndjenjat nënkuptojnë gjithçka”, theksoi ai.
Pas vdekjes së gruas, Giuseppe e viziton rregullisht këtë plazh, sepse ishte vendi ku ai dhe dashuriae tij shkonin aty sa ishin të rinj. /tesheshi.com/