Në një interviste për Top Channel, drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve në Shqipëri, Artur Zoto, ka bërë me dije hyrjen në fuqi të ligjit me dy paragrafë për ata që kapen duke mbajtur apo futur brenda ambienteve të burgut telefona celularë.
Ai sqaroi së në paragrafin e parë parashikohet nga 1 deri në 3 vjet burg për ata që i mbajnë në qeli, pra të burgosurit; ndërsa paragrafi i dytë është për ata që i fusin aty, që ndëshkohet nga 5 deri në 10 vjet burg.
Zoto tha se mënyrat e futjes janë nga më të çuditshmet për nga fantazia e përdorur. /tesheshi.com/