Grupi i rezistencës palestineze Hamas emëroi të martën Yahya Sinwar si kreun e ri të byrosë politike të grupit, raportoi Anadolu.
Sinwar do të zëvendësojë Ismail Haniyeh, i cili u vra më 31 korrik në Teheran teksa merrte pjesë në ceremoninë e betimit të presidentit të ri të Iranit.
Sinwar kaloi 23 vjet në burgjet izraelite përpara se të lirohej në vitin 2011 si pjesë e një shkëmbimi të të burgosurve kur u lirua së bashku me 1047 të burgosur palestinezë për ushtarin izraelit Gilad Shalit, i cili u rrëmbye nga luftëtarët e Gazës në një bastisje ndërkufitare në vitin 2006.
Sinwar u kthye në pozicionin e tij si një udhëheqës i lartë në Hamas dhe u emërua kreu i operacioneve të grupit brenda Rripit të Gazës në vitin 2017.
I lindur në Khan Yunis në Rripin e Gazës, ai iu bashkua Hamasit kur u themelua në vitin 1987, viti i intifadës ose kryengritjes së parë. /tesheshi.com/