Të gjithë kryetarët e komunave të Kosovës nga data 7 prill kur presidenti i ri Hashim Thaçi do të marrë mandatin, do të duhet të ndërrojnë fotografinë e presidentes në largim Atifete Jahjaga me atë të ish-kreut të PDK-së.
Në mesin e tyre do të jenë edhe drejtues të komunave nga LDK. Por, siç duket jo të gjithë do të vendosin në zyrën e tyre foton e Thaçit.
Kryetari i Podujevës dhe anëtari i kryesisë së LDK-së, Agim Veliu, është një prej atyre kryetarëve që nuk do të jetë i lidhur edhe emocionalisht me Thaçin si president.
I pyetur në emisionin Zyra e Ankesave, të RTV Dukagjini, nëse do ta mbajë në zyrë foton e presidentit ashtu siç e kërkon ligji, Veliu ka thënë se e mban foton e Ibrahim Rugovës. /tesheshi.com/