Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Një “Ishull” libri në Çarshinë e Shkupit, Vegim Selimi: këtu janë thesaret e leximit

by te Sheshi
03/09/2015
in Intervista, Kryesore, Kulturë
Reading Time: 5 mins read
A A
Një “Ishull” libri në Çarshinë e Shkupit, Vegim Selimi: këtu janë thesaret e leximit

Dikush e ka cilësuar dhe krahasuar Librarinë e Çarshisë me “The Signet Library Gran Caffe” në Edinburg, “Caffetteria delle Oblate” në Firencë, “Page Cafe Gallery” në Stamboll, apo “E Përshtatshme” në Tiranë etj. Dhe padyshim që kështu është. Çarshj, madhështia e saj, përjetimet e atyshme, nuk mund të kuptohet pa këtë library; që sigurisht nuk mund të jetë thjesht një biznes, qoftë dhe librash, por një institucion shpirtëror që nuk bën ta anashkalosh. Ndaj dhe përzgjodhëm të marrim një intervistë prej kokës drejtuese, Vegim Selimit…

Bisedoi: Memedali Jusufi

A ekzstion ndonjë kredo e juaja në drejtimin e Librarisë së Çarshisë?10383900_10152512730962103_9152985402735809694_n

Libraria e Çarshisë ka filliuar veprimtarinë e vet në formë të institucionalizuar në prill të vitit 201, me qëllimin dhe mision promovimin e kulturës, të artit, të letërsisë shqiptare. Këtë qëllim kemi synuar ta realizojmë me anë të promovimeve të veprave të autorëve shqiptarë, kudo që janë, si dhe me afrimin e librit deri te lexuesi, pasiqë disponojmë me mbi 5000 tituj, të cilët deri më tani nuk i janë ofruar lexuesit shqiptar.

Libraria e Çarshisë çdo herë ka qenë dhe do të jetë e hapur për të gjithë dashamirët e të bukurës dhe të vlefshmes, në të gjitha format letrare dhe artistike. Mendoj se dita-ditës zhvillohemi më tepër në këtë drejtim, normalisht me ndihmën e miqve tanë, lexuesve dhe të krijuesve.

A mundet të na bëni një rezyme të aktiviteteve në ambientet e Librarisë së Çarshisë gjatë viteve, që kryessht janë promovime?

Prej fillimit deri më tani Libraria e Çarshisë ka qenë nikoqire, organizatore ose koorganizatore e mbi 50 promovimeve të librave, dhjetra ekspozitave artistike, gjithashtu debateve të ndryshme, takimeve letrare, mbrëmjeve poetike. Disa prej aktiviteteve janë mbajtur edhe në Qendrën Informative Kulturore (QIK), si dhe në ambientet e Komunës Çair. Do të kisha veçuar disa, jo sipas rëndësisë, pasiqë të gjitha ngjarjet në Librarinë e Çarshisë për ne janë me rëndësi të veçantë, por në mënyrë kronologjike: kemi pasur nderin ta promovojmë biografinë e Nobelistit Ferid Murati, ku ishte i pranishëm edhe vetë Nobelisti. Gjithashtu do ta kisha veçuar vizitën e divës Inva Mula që e bëri gjatë aktiviteteve të 100-vjetorit të Pavarësisë së shtetit shqiptar, aktivitete këto të organizuara në bashkëpunim me Komunën e Çairit dhe QIK. Një nga aktivitetet kryesore këtu ishte koncerti i titulluar “Për ty atdhe”, ku performuan pra diva Inva Mula dhe Dëshira Ahmeti. Nga aktivitetet tjera do ta veçoja promovimin e përmbledhjes së veprave të akademikut Luan Starova, e emëruar “Saga Ballkanike”, ku Libraria e Çarshisë paraqitet edhe si botues, promovuar në Shkup, po ashtu edhe në Tiranë me sukses të veçantë.

Siç e përmendët më lart edhe ju, kemi pasur promovime të veprave të autorëve jashtë Maqedonisë, si Ag Apolloni me “Ulurima e Ujkut”, Luljeta Selimi me “Rrëfime tronditëse”, Majlinda Nana Rama me “Perandorët”, Albatros Rexhaj me  “Zonja Z”, Qëndresa Halili me “Përsëri përsëritet”, Rreze Abdullahu me “Nuk du luftë”, Paskal Milo me “Politika e jashtme e Shqipërisë”, dhe shumë autorë të tjerë. Mos ta harrojmë këtu edhe kontribuesin e madh për njohjen e historisë sonë, z. Skënder Asani, i cili ka promovuar një sërë veprash këtu. Mandej, vizitat e organizuara nga ana e Librarisë së Çarshisë të Panairit të Librit në Tiranë, vizita këto tanimë tradicionale që organizohen çdo vit. Pastaj vizita e grupit të shkrimtarëve nga Shqipëria, ku morrën pjesë shkrimtarët z. Besnik Mustafaj, z. Moikom Zeqo, znj. Flutura Açka, z. Ylljet Aliçka z. Skënder Rusi, dhe z. Demir Gjergji. Të mos i harrojmë këtu mbrëmjet poetike, mini-koncertet, takimet letrare siç është “Flaka e Janarit” organizuar nga Grupi letrar “Jusuf Gërvalla”, pastaj një sërë debatesh me tema të ndryshme, ku më shumë si pjesëmarrës janë paraqitur studentë, konferenca me tematikë psikologjike ku ka pasur interesim të madh nga të rinjtë. Nuk kanë munguar edhe ekspozitat artistike, ku do t`i kisha veçuar ekspozitat e artistëve Zylejha Zyberi, Rejan Etemi, Alban Meka etj. Libraria e Çarshisë gjithashtu ka qenë nikoqir i Stand Up Comedy “Made in Albania”, ku protagonistë kanë qenë aktorët e “Portokalli”-së.

Si kanë qenë reagimet e dashamirësve të librit, si është pritur puna juaj?

Vlerësimet nga intelektualët tanë shpresoj të jenë pozitive, mirëpo edhe kritikat janë të mirëpritura, pasiqë kërkojnë përmirësime dhe korrigjime, gjë që sjell shërbim më të mirë për lexuesit dhe krijuesit tanë. Do të përmendi këtu se kemi pasur nderin që hapjen e Librarisë së Çarshisë ta bëj; akademiku Ali Aliu, së bashku me Kryetarin e Komunës Çair, z. Izet Mexhitin. Pastaj akademiku Luan Starova mendoj se jo rastësisht ka zgjedhur Librarinë e Çarshisë që të botojë dhe promovojë përmbledhjen e veprave të tij. Kam dëgjuar në emision televiziv fjalë të mira për ne edhe nga shkrimtari i mirënjohur shqiptar Moikom Zeqo, ku e paraqet konceptin e Librarisë së bashku me kafeteri dhe vend për promovime kulturore si një ide të mrekullueshme.

Normalisht, që ne si ekip i Librarisë duam që të jemi gjithmonë në shërbim të kulturës, t’i nxisim artistët e rinj nga lëmitë e ndryshme të krijojnë sa më tepër, të promovohen në hapësirën tonë, dhe tu ofrohen konsumuesve, lexuesëve.

7684_10152040850107103_1037715358_n

Këtë urë ndërmjet lexuesve dhe shkrimtarëve si e vlersoni? Duam të dim  për bashkëpunimin Libraria me institucionet tjera kulturore pse jo edhe me mediat…

Ne mundohemi që këtë urë sa më shumë ta përforcojmë me anë të takimeve shkrimtarë/lexues. Këtu do ta veçoj takimin e lexuesve me shkrimtarin Albatros Rexhaj, ku ishte një kënaqësi të dëgjosh debatin e hapur mjaft interesant dhe konstruktiv. Gjithashtu takim tjetër interesant ka qenë takimi i lexuesëve me grupin e shkrimtarëve nga Shqipëria të përmendur më lart, ku u organizuan një sërë takimesh, si në Shkollën e Mesme “Zef Lush Marku”, ashtu edhe te Komuna e Çairit dhe te Panairi i librit ‘Shkupi 2014’. Me mediat që në fillim kemi pasur bashkëpunim mjaft të mirë, Çdoherë kanë përcjellur aktivitetet e Librarisë së Çarshisë, sidomos TVM-2 dhe ALSAT-M, ku te e fundit kemi qenë pjesë e emisionit kulturor-zbavitës “Pizzicato”. Çfarë raporti ruani me njerëzit që e duan kulturën, e duan librin.

E gjen veten rinia aty tek ju, kjo kategori moshore e sociale mjaft delikate?

Raporte të mira kemi me të gjithë, sidomos me të rinjtë, të cilët duam t’i përvetësojmë, ta duan librin sa më shumë, sepse nga rinia varet e ardhmja. Adhuruesit e librit vetë të kërkojnë dhe të gjejnë. Normalisht ne kujdesemi që çdoherë të kemi tituj interesantë, tërheqës dhe të rinj, si nga autorët shqiptarë, po ashtu edhe nga të huajt, të përkthyer në gjuhën shqipe. Natyrisht, librarinë tonë e kemi pasuruar edhe me libra në gjuhën angleze, nisur këtu nga klasikët deri te bestsellerët botërorë. /tesheshi.com/

Related Posts

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?
Europa

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri
Kryesore

Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

19/05/2025
Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë
Diplomaci

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

18/05/2025
Next Post
Rasti i Ramadan Mujës kthehet në rigjykim, s’ka zgjedhje të parakohshme në Prizren

Rasti i Ramadan Mujës kthehet në rigjykim, s’ka zgjedhje të parakohshme në Prizren

Miell dhe domate, një përzierje që duhet ta provoni nëse doni të eliminoni njollat nga dielli

Miell dhe domate, një përzierje që duhet ta provoni nëse doni të eliminoni njollat nga dielli

Hoxha takohet me priftin në xhami: shpërthejnë polemikat, nuk mungojnë qëndrimet ekstreme

Hoxha takohet me priftin në xhami: shpërthejnë polemikat, nuk mungojnë qëndrimet ekstreme

TË FUNDIT

  • Të fundit
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025
A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni