Kryeministri Edi Rama shpjegoi llojin e Iftarit që ai shtron çdo fund Ramazani, duke iu përgjigjur drejtpërdrejtë pyetjeve të adresuara në platformat sociale.
Sipas tij, është Iftar edhe për pabesimtarë, gjë që në fakt zhbën të qënit Iftar për vetë kuptimin fetar të kësaj fjale. Nëse nuk agjeron, ajo që han është gjithçka po jo Iftar. Aq më pak nëse je dhe pabesimtar.
Nëse Rama do respektonte besnikërisht këtë lloj fakti, i gjithi me kuptim besimor, do ftonte vetëm agjerues, edhe nëse vetë nuk do ishte i tillë.
“Iftari në këndvështrimin tim ka një vlerë shumë të madhe përtej ritit dhe përtej impaktit për të cilin e bëjnë Iftarin besimtarët. Tryeza e Iftarit është një tryezë e hapur për të gjithë edhe për jo besimtarët. Kjo është vlera sipas meje më e madhe emancipuese, kulturore e bashkëjetesës që sjell tryeza e Iftarit dhe do të ishte hipokrizi, besoj unë, e kundërta”, tha ai.
“Iftari tanimë tradicional i Kryeministrisë ka një tjetër qasje dhe ka një tjetër shënjestrim për sa i përket gjithë njerëzve që ftohen aty”, shtoi Rama. /tesheshi.com/