Lionel Messi shënoi golin e 600 për Barcelonën, duke arritur kështu një rekord të tij personal. Kjo shifër u kap pikërisht në përballjen ndërmjet Barcelonës dhe Liverpulit, ku “pleshti” argjentinas kontribuoi me dy gola.
Nën drejtimin e trajnerit Ernesto Valverde, Barcelona ka për qëllim të përsëris trefishin e titujve që arriti në 2009 nën udhëheqjen e Pep Guardiola, si dhe atë të vitit 2015 nën Luis Enrique.
Ndërkohë, ky rekord goditjesh të suksesshme është shënuar ngjashëm para pak ditësh nga Christiano Ronaldo, ku nën fanellën e Juventusit portugezi golin e 600. Megjithatë, për këtë shifër golash, Lionel Messit iu desh shumë më pak mund, duke qenë se ka luajtur 118 ndeshje më pak se Ronaldo. /tesheshi.com/