Thirrja e urgjencës së 36-vjeçarit dukej jashtëzakonisht e rëndë: Ai vuri re dy burra duke lënë një çante shpine të dyshimtë pranë një koshi mbeturinash në Waldmüllerpark në Vjenë. Pastaj ata bërtitën “Allahu Akbar” dhe shpejt u larguan.
Në një vend që së shpejti do të institucionalizojë “mbikëqyrjen e muslimanëve” përmes kontrollit të diskutueshëm të “Islamit politik”, kjo ishte e mjaftueshme për një veprim të gjerë policor.
Portali “Heute” shkruan se oficerët e policisë me qen dhe anëtarët e policisë speciale WEGA dolën në vendin e ngjarjes së “incidentit” dhe bllokuan parkun e vendosën pengesa në rrugën e afërt.
Por kërkimi i gjerë ishte i pasuksesshëm. Policët nuk gjetën as çantë shpine e as sende të tjera të dyshimta.
Pasi policia e pyeti 36-vjeçarin për një përshkrim të të dyshuarve, rezultoi se ai e kishte sajuar të gjithë ngjarjen.
Pse e bëri këtë nuk është e qartë për askënd. Policia e Vjenës njoftoi se alarmi i rremë i policisë, shërbimit të shpëtimit ose zjarrit, është i ndëshkueshëm, që gjithashtu ka dhe detyrimin për të kompensuar koston e operacionit. /tesheshi.com/