Dy reagime europiane erdhën sot për presidentin Meta dhe kontestimet e tij mbi Reformën në Drejtësi, por jo vetëm, pasi me kreun e shtetit janë dhe shumë zëra opozitare apo nga shoqëria civile.
E para qe nga që shefja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM) Genoveva Ruiz Calavera, njëherësh Drejtorja për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian, e cila shkroi se “BE-ja është e përkushtuar fort për ta mbështetur këtë proces në mënyrë që shqiptarët të përfitojnë nga reforma dhe të krenohen me arritjet e saj, ndërsa vendi përparon në rrugën e integrimit evropian”.
Duke nuhatur se ka një synim të qartë për ta zhbërë reformën, Calavera tha se ”kjo nuk është koha për ta shmangur reformën dhe arritjet e saj të shumta deri më tani, siç është krijimi i të gjitha institucioneve të reja gjyqësore, të cilat funksionojnë mirë tashmë prej kohësh”.
Pas saj që ambasadori Soreca, i cili, pasi postoi mesazhet e Calaveras, shtoi:
“Zbatimi i reformës në drejtësi duhet të vazhdojë me më shumë vendosmëri se kurrë”.
Më herët, një reagim të ngjashëm pati dhe Ambasada Amerikane. /tesheshi.com/