Kreu i SPAK, Arben Kraja raportoi në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit për ecurinë e luftës kundër korrupsionit nga Prokuroria e Posaçme.
Ai tha se ka korrupsion e pastrim parash në të gjitha strukturat, dhe se për ta luftuar duhet koordinim i gjithanshëm.
“Nga ajo që shohim ne përditë ka korrupsion dhe pastrim parash në të gjitha strukturat e në të gjitha fushat. Janë fenomene që e shoqërojnë shoqërinë shqiptare për një kohë të gjatë. Duhet punë e madhe për t’i luftuar dhe duhet koordinim i gjithanshëm”, ishin fjalët e tij.
Kraja ofroi dhe një bilanc, sipas tij, për të treguar efektivitetin e SPAK-ut në raport me financimin si institucion.
“Gjatë vitit 2021, kemi arritur të konfiskojmë pasuri të paluajtshme, makina dhe monetare rreth 70 milionë euro. Ndërkohë që buxheti i SPAK për një vit është 6 milionë euro. Në këtë sens jemi munduar të jemi efektiv, padyshim ka shumë për të bërë sepse është strukturë e re që po krijohet, kjo kërkon edhe mentalitet, ngritja e një strukturën të nivelit të dytë”, ka thënë ndër të tjera Kraja. /tesheshi.com/