Gazetarja Elona Elezi e emisionit “Pasdite në Top Channel”, ka realizuar një reportazh në zonën e thellë të Dukagjinit, aty ku ditë më parë u vra një çift turistësh çekë prej 20-vjeçarit Sokol Mjacaj, nga kjo zonë. Së pari, gazetarja ka qenë në shtëpinë e Mjacajt, ku i ati, Frani, i ka deklaruar mes ngashërimesh se nuk do ta shkonte ta takonte në burg të birin.
“E ndjejmë shpirtërisht, por ç`të bëjmë. me vra veten?… Të gjithë pasurinë e Shkodrës me e pas i fus flakën e dal në rrugë të madhe”, ka thënë Frani, i tronditur nga krimi i të birit.
Dhe më tej, ka qenë Gjergj Arusha, pronari i hanit ku bujtën për të fundit herë Anna dhe Michael, që ka thënë se do çdo të pristë Sokol Majcajn, nëse do zbatohej Kanuni
“Ai maskarai ka ulur figurën e të gjithë Dukagjinit. Të ishte Kanuni e digjnim dhe e piqnim, i digjnim shpinë”, është shprehur i irrituar Arusha, pra Gjergji me këtë mbiemër.