Një studim i kryer së fundmi arriti në përfundimin se konsumimi të paktën një herë në javë i çokollatës mund të rritë funksionet njohëse. Studimi i publikuar në revistën “Appetite”, ka zbuluar se çokollata e zezë, e konsumuar rregullisht, ka efekte pozitive në terma afatgjatë.
Çokollata ka qenë shpesh objekt i studimeve, por më shumë për efektet e saj menjëherë pas konsumit. Studiuesit australianë kanë analizuar konsumin e çokollatës në 968 persona të moshës 23-98 vjeç në harkun kohor të 30 viteve, duke u dhënë atyre në mënyrë periodike pyetësorë në lidhje me ushqimin që konsumonin.
Në mënyrë të veçantë, ata janë pyetur se sa shpesh e konsumonin çokollatën. Më pas, të njëjtët persona i janë nënshtruar një testi që kishte për qëllim matjen e performancës në fusha si kujtesa vizive, komunikim verbal etj.
Nga analiza e të dhënave doli se konsumi i përjavshëm i çokollatës lidhej direkt me përmirësimin e funksioneve konjitive (njohëse). /tesheshi.com/