Ahmed Sheriki u qëllua dje për vdekje nga forcat izraelite në një përplasje në një pikë kontrolli në Ramallah, në Bregun Perëndimor.
Burimet vendore bëjnë me dije se 13-vjeçari u qëllua në qafë, duke humbur kështu jetën në spital, pasi nuk arriti t’u rezistonte plagëve. Vdekja e tij e çon në 24 numrin e palestinezëve të vrarë që nga fillimi i tetorit. Vetë Ahmedi, bëhet i treti 13-vjeçar që vritet gjatë kësaj kohe nga forcat izraelite.
Në të njëjtën protestë u plagosën dhe 20 të tjerë, të goditur me plumba gome e me plumba luftarakë.
Protesta pati gjithandej Bregut Perëndimor të dielën, duke përfshirë Jerusalemin Lindor.
Një vrasje tjetër e të tilla përmasave ngjau në Gaza, ku izraelitët i morën jetën po të dielën një gruaje 27-vjeçare shtatzënë dhe vajzës së saj dy vjeçe pas një bombardimi. /tesheshi.com/