Anëtarë të kabinetit qeveritar dhe deputetë të legjislaturës së re mund të mbeten pa funksionet që kanë, nëse jetësohet nisma ligjore e Ministrisë së Drejtësisë për ta bërë të detyrueshëm pezullimin ose largimin e zyrtarëve publikë të akuzuar apo të dënuar për korrupsion.
Pas kërkesës së komunitetit ndërkombëtar, Ministria ka ndërmarrë këtë nismë për t’i “pastruar” institucionet., shkruan “Koha Ditore”.
Abelard Tahiri, ministër i Drejtësisë, ia ka konfirmuar gazetës të martën se, në përpjekjen për të adresuar prioritetet e dikasterit që ai drejton, e që janë në kuadër të axhendës për reforma europiane, është filluar puna në adresimin e çështjes së pezullimit të zyrtarëve publikë me rastin e ngritjes së aktakuzave, të cilat ndërlidhen me korrupsionin, krimin e organizuar, si dhe me keqpërdorimin e detyrës zyrtare. /tesheshi.com/