Kryesuesja e KQZ-së, Valdete Daka ka njoftuar se deri në orën 11:00 kanë dalë 182.040 votues, apo 10.05 për qind e votuesve.
Në krahasim me zgjedhjet lokale të 3 nëntorit 2013, Daka thotë se në këto zgjedhje kanë dal më pak votues.
Në zgjedhjet lokale të vitit 2013 deri në po të njëjtën kohë kanë votuar, 12.02 për qind e votuesve.
“Deri në orën 11 kanë votuar 182 mijë e 40 votues 10.5 për qind e votuesve. Krahasuar me zgjedhjet lokale të 3 nëntorit të vitit 2013 deri në të njëjtën kohë kanë votuar 214 mijë e 29 votues, apo 12.03 përqind e votuesve. Procesi është duke vijuar normalisht”, ka thënë Daka.