Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kurti, me emra në Kuvend: Ja kush i drejton bandat serbe në veri

    Kurti, me emra në Kuvend: Ja kush i drejton bandat serbe në veri

    Vartësi i Albin Kurtit nga veriu: S’mund t’ja lëmë Serbisë këtë tokë!

    Vartësi i Albin Kurtit nga veriu: S’mund t’ja lëmë Serbisë këtë tokë!

    BE-ja, drejt një milion raketave në vit

    BE-ja, drejt një milion raketave në vit

    Ministri Svelça: Ja si sulmohen shqiptarët në veri

    Ministri Svelça: Ja si sulmohen shqiptarët në veri

    “Marshim drejt veriut”, reagon Prishtina

    “Marshim drejt veriut”, reagon Prishtina

    Stoltenberg: Pse dërguam 700 trupa shtesë në Kosovë

    Stoltenberg: Pse dërguam 700 trupa shtesë në Kosovë

    CNN: Dokumenti sekret që posedonte Tramp

    CNN: Dokumenti sekret që posedonte Tramp

    Kështu nis dita në veriun e trazuar

    Kështu nis dita në veriun e trazuar

    Ish-këshilltari i Kurtit: Mirënjohje Amerikës, por….

    Ish-këshilltari i Kurtit: Mirënjohje Amerikës, por….

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Nishani kundër Ramës dhe Thaçit: Isa nuk e ka vendin në Vlorë, po në Boletin

Nga te Sheshi
24/05/2015
në Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Nishani kundër Ramës dhe Thaçit: Isa nuk e ka vendin në Vlorë, po në Boletin

“Familjarët, institucionet dhe qytetarët e Mitrovicës, por edhe ata të Kosovës e më gjerë, me vite kanë pritur që eshtrat e heroit të Kombit Isa Boletini, të rivarrosen në mënyrë dinjitoze dhe ashtu si i ka hije.

Me nderime më të larat shtetërore, pra në vendlindjen e tij, në Boletin të Mitrovicës, për atçka edhe ishte shtyrë deri tash rivarrimi”. Këto komente i ka bërë Kryetari i Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri, gjatë një takimi që ka pasuar në Tiranë me Presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani.

Në takim është biseduar për zhvillimet lidhur me ceremoninë e rivarrimit të eshtrave të heroit Isa Boletini.

“Kur  Qeveria e Kosovës  më në fund mori vendim që rivarrimi i  eshtrave të Isa Boletinit dhe bashkëluftëtarëve të tij të bëhet në Boletin, më 10 qershor të këtij viti, të gjithë u gëzuan pa masë. Mirëpo, fatkeqësisht ky gëzim nuk zgjati shumë, sepse pa pritur, Këshilli për rivarrim, i formuar nga Qeveria e Kosovës, në një mbledhje të më vonshme, doli me një propozim absurd, që rivarrimi i eshtrave të heroit Boletini, të bëhet në Vlorë, e jo në Boletin, propozim ky që u shndërrua në marrëveshje ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë”, tha kryetari Bahtiri.

Bahtiri i ka rrëfyer Presidentit Nishani, se ky vendim dhe kjo marrëveshje, shkaktuan pakënaqësi të madhe e indinjatë të thellë në Mitrovicë dhe në Kosovë. Kundër këtij vendimi, që u tha se është jonjerëzor dhe jo i drejtë, dolën institucionet komunale, institucionet shkencore, si dhe qytetarët, shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, intelektualët, shoqëria civile në tërë Republikën e Kosovës, e madje edhe në Shqipëri.

“Në vend që të merremi me përgatitjet serioze për organizmin e ceremonisë së rivarrimit të eshtrave, ashtu sikur e meriton heroi Isa Boletini, ne në Mitrovicë po shpenzojmë shumë energji për menaxhimin e pakënaqësisë së madhe që ka shpërthyer” ka thënë Bahtiri.

Për këtë çështje dhe për qëndrimi të drejtë e dinjitoz, shprehi mirënjohjen më të thellë për reagimet e qytetarëve të Mitrovicës e të Kosovës, për respektin e treguar për heroin Isa Boletini ka thënë Presidenti Nishani. Presidenti i Shqipërisë ka kërkuar që eshtrat e boletinëve të rivarrosën në Boletin dhe askund tjetër.

“Kërkoj me vendosmëri që rivarrimi i eshtrave të Isa Boletinit dhe bashkëluftëtarëve të tij të bëhet në vendlindje, në Boletin, e jo në Vlorë” i ka thënë Presidenti Nishani, Kryetarit të Komunës së Mitrovicës Agim Bahtirit. “Jam i surprizuar pozitivisht me reagimin e mitrovicasve, përkatësisht dashurinë e tyre të treguar për heroin Isa Boletini dhe me vullnetin e shprehur që ai të rivarroset në Boletin. Edhe Vlora, edhe Boletini, i përkasin historisë gjithëshqiptare, ashtu sikur që i përkasin edhe figurat e mëdha të kombit, Ismail Qemali e Isa Boletini.  Por, historia nuk guxon të zhvendoset nga aty ku është bërë dhe ku është edhe sot. Këtë nuk mund ta bëjnë as presidencat e as qeveritë. Mitrovica përmes Boletinit është simbol i ruajtjes së territoreve shqiptare, prandaj eshtrat e heroit Isa Boletini, duhet të vendosen në vendlindjen e tij, në Boletin. Unë do dëshiroja që edhe ceremonia të jetë sa më dinjitoze dhe të ndodhë aty”, tha ai.

Presidenti Nishani në vazhdim tha, se me figura të çmuara  historike nuk duhet të luaj askush dhe se është e papranueshme dhe e pafalshme që figurat e mëdha historike të kombit të shfrytëzohen për interesa të politikës ditore. “Si duket, në këtë rast pati një përpjekje të tillë, por që qytetarët e Mitrovicës, të Kosovës e më gjerë e kuptuan se ky ishte një kurth politik, për të cilin përgjegjësinë e mbajnë ata që e përgatitën”, tha Presidenti. Ai na vazhdim tha se figura e Isa Boletinit, fatkeqësisht, një kohë të gjatë është lënë nënë hije për shkaqe ideologjike, andaj, një gjë e tillë në kohën e sotme, nuk guxon të përsëritet.

Sa i përket  përgatitjeve për rivarrimin e eshtrave të heroit Isa Boletini, më 10 qershor të këtij viti, Presidenti Nishani tha se ai dhe presidenca do t’i kryejnë me përgjegjësi të lartë të gjitha obligimet e tyre dhe se këtë do ta bëjnë me kënaqësi të veçantë, sepse edhe figura e Isa Boletinit është e veçantë dhe meriton respektin më të madh.

“Pa marrë parasysh se nga kush do të organizohet ceremonia e rivarrimit të eshtrave të heroit Isa Boletini, unë dhe presidenca jemi të gatshëm në çdo kohë që të ndihmojmë  dhe të kryejmë obligimet tona që kërkohen. Unë besoj se edhe të tjetër duhet të sillen kështu. Nuk besoj se ndokush do të guxoj të ndërmerr veprime që do të ndikonin negativisht në organizimin e ceremonisë së rivarrimit të eshtrave të figurës emblematike, heroit Isa Boletini. Presidenti do të jetë i pranishëm në ceremoni dhe do t’i kryej të gjitha aktivitetet e veta”, tha ndër të tjera, Presidenti Nishani.

/tesheshi.com/

Tags: nishani kunder ramen per boletinin

Të ngjashmeLajme

Fjalët e para të Tahirit pas daljes nga burgu
Politikë

Fjalët e para të Tahirit pas daljes nga burgu

02/06/2023
Shuhet “nëna” e Putinit: ç’pretendonte gjeorgjiania Vera Putina?
Sociale & Shoqëri

Shuhet “nëna” e Putinit: ç’pretendonte gjeorgjiania Vera Putina?

02/06/2023
Bayraktar, rrugës për në Shqipëri
Politikë

Bayraktar, rrugës për në Shqipëri

02/06/2023
Lajme të tjera
Ushqimi i skaduar, ja sa shumë rrezikojnë të moshuarit

Ushqimi i skaduar, ja sa shumë rrezikojnë të moshuarit

Vetëvendosje: Ndarja etnike e Forcave të Armatosura të Kosovës, e papranueshme!

Vetëvendosje: Ndarja etnike e Forcave të Armatosura të Kosovës, e papranueshme!

Sulmohen me armë zjarri në pritë pjesëtarët e EULEX-it në Leposaviq

Sulmohen me armë zjarri në pritë pjesëtarët e EULEX-it në Leposaviq

TË FUNDIT

Fjalët e para të Tahirit pas daljes nga burgu

Fjalët e para të Tahirit pas daljes nga burgu

53 minuta Më parë
Bayraktar, rrugës për në Shqipëri

Bayraktar, rrugës për në Shqipëri

2 orë Më parë
Kurti, me emra në Kuvend: Ja kush i drejton bandat serbe në veri

Kurti, me emra në Kuvend: Ja kush i drejton bandat serbe në veri

4 orë Më parë
Si Togg-u në Turqi, Rama e synon në Shqipëri

Si Togg-u në Turqi, Rama e synon në Shqipëri

5 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Shuhet “nëna” e Putinit: ç’pretendonte gjeorgjiania Vera Putina?

Shuhet “nëna” e Putinit: ç’pretendonte gjeorgjiania Vera Putina?

02/06/2023
Kjo grua, Kryeprokurorja e re e Speciales për Kosovën

Kjo grua, Kryeprokurorja e re e Speciales për Kosovën

02/06/2023
Tahiri, nga qelia në shtëpi

Tahiri, nga qelia në shtëpi

02/06/2023
Sulmet me dron në Rusi: të çara në mbrojtjen ajrore apo luftë mediatike?

Sulmet me dron në Rusi: të çara në mbrojtjen ajrore apo luftë mediatike?

02/06/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Gerti Gjyzeli: Mbi Ramën dje dhe Ramën sot

Nga Dr. Arben Ramkaj: Kur SHBA shqetësohet për padrejtësitë ndaj feve në Shqipëri

Nga Gjen. Fayez al Duveyri: Revolucioni i Erdoganit

Nga Dr. Arben Ramkaj: Një shekull miqësi Shqipëri-Turqi dhe çështja KMSH

Nga Justinian Topulli: Shqiptaria myslimane

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist