Anija më e madhe në botë, “Harmony of the Seas”, është nisur të dielën për udhëtimin e saj të parë nga kantieri detar francez në Saint-Nazaireu.
Anija e gjatë 362 metra (50 metra më e gjatë se kulla Eifel), e lartë 72 metra, me gjerësi 66 metra, është nisur drejt Southampton në Angli, prej ku do të fillojë lundrimin e saj të parë për në Barcelonë më 22 maj.
Anija mund të pranojë 5500 udhëtarë, thotë pronari i saj, Royal Caribbean International, dhe ka kushtuar afër 1,15 miliard euro.
Kantieri detar STX France ka filluar ta ndërtojë anijen në vitin 2013, ndërkaq ndërtimi ka zgjatur dy vite e gjysmë. /tesheshi.com/