Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ka nisur me rreth 30 minuta vonesë.
Seanca po drejtohet nga deputeti më i vjetër, që i përket Vetëvendosjes, Adem Mikullovcit.
Në seancë nuk ndodhen deputetët e koalicionit PAN, ndërsa Mikullovci kërkoi nga administrata e Kuvendit detaje se ku kanë mbetur deputetët e këtij koalicioni.
“Janë fituesit e zgjedhjeve, ndaj do të ishte korrekte që ta dimë se ku janë”, tha Mikullovci.
Megjithatë, raportohet se të pranishëm në sallë nga koalicioni PAN janë vetëm deputetët e Nismës. Në seancë prezente nuk është as Teuta Rugova./tesheshi.com/