Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izrael: deputeti arabo-izraelit u tërhoq zvarrë nga podiumi i Knesset-it

    Izrael: deputeti arabo-izraelit u tërhoq zvarrë nga podiumi i Knesset-it

    Denoncim nga vetë serbët: Gjenocidi në Srebrenicë, krimi më i mohuar në Serbi!

    Denoncim nga vetë serbët: Gjenocidi në Srebrenicë, krimi më i mohuar në Serbi!

    Ushtria serbe, “detyra” për Bosnjën dhe Kosovën

    Ushtria serbe, “detyra” për Bosnjën dhe Kosovën

    Zëdhënësi i Ushtrisë së Pakistanit: Mësimi i paharrueshëm që i dhamë Indisë

    Zëdhënësi i Ushtrisë së Pakistanit: Mësimi i paharrueshëm që i dhamë Indisë

    Macron “u gris” shaminë vajzave nën 15 vjeçe

    Macron “u gris” shaminë vajzave nën 15 vjeçe

    Gjenocidi ndaj fëmijëve dhe foshnjave të palindura në Gaza

    Gjenocidi ndaj fëmijëve dhe foshnjave të palindura në Gaza

    Ankthet e një vendi europian që ka vrarë e masakruar muslimanë nga “Islami politik”(!)

    Ankthet e një vendi europian që ka vrarë e masakruar muslimanë nga “Islami politik”(!)

    Vizioni italian për mbrojtje europiane pa SHBA-në

    Vizioni italian për mbrojtje europiane pa SHBA-në

    Kërcënime dhe ndaj Europës: incidenti që shpërfaq Izraelin diabolik

    Kërcënime dhe ndaj Europës: incidenti që shpërfaq Izraelin diabolik

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nis epoka Rama-Haradinaj; Koha për një bilanc të bashkëpunimit Shqipëri-Kosovë

by te Sheshi
27/09/2017
in Kryesore, Politikë, Të fundit
Reading Time: 4 mins read
A A
Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët e qeverive në datë historike…

Kryeministri i ri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e mbajti frymën në Tiranë në vizitën e parë zyrtare si kryeministër, një mënyrë simbolike kjo për të treguar afërsinë mes dy shteteve shqiptare.

Pritja madhështore dhe premtimet akoma më madhështore për bashkim në të gjitha mënyrat, por pa prekur kufinjtë, shoqëruan edhe këtë vizitë e takimin mes dy kryeministrave shqiptarë Haradinaj-Rama. Pavarësisht se i bihet të njëjtit fyell të bashkëpunimit, vëllazërimit dhe bashkimit të interesave politike e ekonomike të dy vendeve, takimet e këtij lloji dhe mbledhjet e përbashkëta të qeverive, tre të tilla që prej 2014-ës, janë më shumë një moment entuziasmi në zemrat e shqiptarëve në të dy anët e kufirit se sa një realitet i prekshëm në përditshmërinë e tyre.

Edi Rama në krah të mikut nga Kosova, i cili është i treti kryeministër që prej Janarit 2014 kur u zyrtarizua dhe trumbetua ky bashkëpunim, pas Thaçit e Mustafës, hodhi disa premtime të reja me nota nacionaliste që morën dhenë ndër shqiptarë; akademi shkencash të përbashkët; misione diplomatike të përbashkëta dhe menaxhim i përbashkët i Portit të Durrësit.

Të gjithë këto premtime në fakt nuk janë kaq të reja sa të ishin akoma në fjalë, por duhej të ishin realitet në një dekadë që Kosova është shtet i pavarur.

Të paktën që nga mbledhja e parë e bujshme e janarit 2014 kanë kaluar plot 3 vjet dhe dy mbledhje që pasuan vijuan me disa marrëveshje në disa sektorë, por pa bërë këto ndryshime të mëdha për të cilat flitet akoma sot.  A ka qenë ky bashkëpunim vetëm një spektakël i bukur, siç vetëm Rama di t’i paraqesë, apo ka pasur dhe punë konkrete në të mirë të dy vendeve?!

Për të mos folur në kohën e qeverisjes së Berishës, ku padyshim ka pasur nënshkrime marrëveshjesh mes dy vendeve, por ka munguar spektakli apo dëshira për t’a çuar në një shkallë më lart këtë bashkëpunim, për t’ia imponuar opininit publik në të anët e kufirit se “këtu ekziton një vullnet politik për bashkëpunim”.

Nga fjalët tek veprat; një bilanc i  bashkëpunimit

Një tryezë e rrumbullakët, një shqiponjë e madhe e zezë në një tapet të kuq në mes të tryezës, e cila përcillej më tej me ngjyrën bojqiell të flamurit të Bashkimit Europian. Vendi i takimi: Prizren, aty ku u bashkuan për herë të parë shqiptarët në vitin e largët 1878 për të krijuar qeverinë e tyre nën pushtimin osman.

Kjo ishte simbolika (ku dukej ideja e Ramës) në mbledhjen e parë mes dy qeverisë shqiptare, Rama-Thaçi.

Përtej imazhit simbolit që tërhoqi vëmendjen sipas parashikimeve duke xhelozuar madje dhe fqinjët, vendimet e marra në fund të kësaj mbledhje ishin të vakëta dhe mesa duket akoma të pazbatuara që prej asaj dite.

Një prej çështje që u shtrua atë ditë ishte “propozimi për përfaqësimin e përbashkët konsullor midis Republikës se Kosovës dhe Republikës se Shqipërisë”, i cili pas 3 vitesh vjen sot si premtim i ri nga Rama në krah të Haradinajt.

I vetmi vendim konkret atë ditë ishte financimi i spitalit të Preshevës, zonë e banuar me shqiptarë në territorin serb, por shuma e akorduar ishte pothuajse qesharake; vetëm 100 mijë euro, nga 50 mijë secila qeveri.

Sigurisht u hodhën dhe shumë propozimeve të tjera; që nga heqja e taksës doganore të librit, ratifikime marrëveshjes në fusha të ndryshme, etj.

Mbledhja e dytë  do të bëhej në Tiranë një vit më pas, më 32 mars 2015, dhe u cilësua e shkurtër, por domëthënëse për nga numri i marrëveshjeve të firmosura, 5 të tilla,  4 memorandume dhe dy protokolle bashkëpunimi.

Ndër më të rëndësishmet ishte marrëveshja e bashkëpunimit në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor për të cilën Rama atëkohë u shpreh se “ajo do të shoqërohet me organizimin e përbashkët të mësimit të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë dhe në mërgatë, shpërndarja e librave, shoqërimi konsullor i pajisjes me dokumentacionin e nevojshëm për familjet, studentët dhe të gjithë bashkëkombësit në nevojë janë në qendër të dispozitivit që pritet të bëhet realitet”.

Me krijimin e një ministrie për Diasporën dhe me emërimin e Pandeli Majkos si ministër duket se Rama po e çon në hulli dhe këtë premtim.

Po ashtu në atë takim u premtua heqje e barrierave administrative për tregëtinë mes dy vendeve.

Mbledhja e tretë, po e dyta mes Ramës dhe Isa Mustafës si kryeministër, u mbajt në Prishtinë më 7 qershor 2016, ku përveç fjalëve të bukura të vëllazërisë dhe bashkëpunimit u pranua se marrëveshjen e firmosura në letër nuk po gjenin zbatim në terren.

“U diskutua për gjetjen e mekanizmave të rinj për zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara, lehtësimin e procedurave dhe përmirësimin e klimës së biznesit, duke synuar unifikimin e tregut midis dy vendeve, përmirësimin e shërbimeve, infrastrukturës, rritjen e import-eksportit, etj. Në këtë mbledhje u nënshkruan disa marrëveshje, memorandume në vijim të plotësimit të kuadrit ligjor dhe zhvillimit ekonomik dypalësh, rajonal dhe më gjerë”, thuhet në njoftimin e bërë nga qeveria e Kosovës atë ditë.

Përtej fjalimeve politike dhe simboleve kombëtare këto 3 mbledhje kanë shërbyer pa dyshim për çuarjen në rrugën e zgjidhjes të disa problemeve që vështirësonin jetën e shqiptarëve në Shqipëri dhe Kosovës siç ishte njësimi i diplomave universitare, apo heqja më në fund e detyrimit për të marrë për leje qëndrimi apo leje pune kosovarëve që jetojnë në Shqipëri.

Janë bërë shumë gjëra, po ka akoma shumë rrugë që politika e dy krahëve të tregojë me vepra vëllazërimin politik e ekonomik të dy shteteve të banuara me shqiptarë, të cilët natyra i bëri vëllezër që në lindje. /tesheshi.com/

Related Posts

Yje botërorë kinemaje, peticion për Gazën
Kulturë

Yje botërorë kinemaje, peticion për Gazën

23/05/2025
Forbes, nxitje amerikanëve: Shkoni të jetoni në Vlorë!
Sociale & Shoqëri

Forbes, nxitje amerikanëve: Shkoni të jetoni në Vlorë!

23/05/2025
Analizë: Ushqimi pa arsye i shtrenjtë, veçanërisht në Ballkan
Ekonomi

Analizë: Ushqimi pa arsye i shtrenjtë, veçanërisht në Ballkan

23/05/2025
Next Post
Pse kanaçja e Coca Cola-s është ngjyrë e kuqe?

Pse kanaçja e Coca Cola-s është ngjyrë e kuqe?

Ambasadori O’Conell: Në Kosovë u lejuan kriminelët të garojnë në zgjedhje

Ambasadori O’Conell: Në Kosovë u lejuan kriminelët të garojnë në zgjedhje

BMI Reasearch: Shqipëria në BE, ndoshta as dekadën tjetër…

BMI Reasearch: Shqipëria në BE, ndoshta as dekadën tjetër…

TË FUNDIT

  • Të fundit
Yje botërorë kinemaje, peticion për Gazën

Yje botërorë kinemaje, peticion për Gazën

23/05/2025
Forbes, nxitje amerikanëve: Shkoni të jetoni në Vlorë!

Forbes, nxitje amerikanëve: Shkoni të jetoni në Vlorë!

23/05/2025
Analizë: Ushqimi pa arsye i shtrenjtë, veçanërisht në Ballkan

Analizë: Ushqimi pa arsye i shtrenjtë, veçanërisht në Ballkan

23/05/2025
Një unazë ari 2,300-vjeçare e zbuluar në Jerusalem: gratë e varrosën atë para se të martoheshin

Një unazë ari 2,300-vjeçare e zbuluar në Jerusalem: gratë e varrosën atë para se të martoheshin

23/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni