Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nikollë Prenga, njeriu që paditi kryeministrat e 25 viteve në Shqipëri: dua t’i çoj në Hagë

by te Sheshi
26/04/2016
in Intervista, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Nikollë Prenga, njeriu që paditi kryeministrat e 25 viteve në Shqipëri: dua t’i çoj në Hagë

Nga Mark Brunga

Nikollë Prenga është gati t’i çojë deri në Hagë për gjykim të gjithë ata që kanë qeverisur Shqipërinë në 25 vjet.

Ditë më parë, Gjykata e Durrësit rrëzoi aktpadinë e tij karshi tetë emrave, shtatë ish-kryministra plus ai aktuali, Rama, të cilët Prenga i akuzon për rrënim të vendit.

 Ai është një burrë i rrallë prej Mirdite, që ka zbritur 20 vjet më parë në zonën e ish-kënetës në Durrës, e që është tipikish një “intelektual mali” me tre fakultete.

Nje nga seancat. Njoftimi

 Nuk ka votuar për asnjë forcë politike, pasi gjykon se të gjithë ata, pra politikejtë shqiptare, siç do thoshte Rama, janë derra me të njëjtën noçkë, pra përfshirë dhe Ramën.          

Si të lindi ideja për t’i paditur liderët e politikës shqiptare? 

Duke parë premtimet parajsore dhe gjamën që i sollën këtij populli, vendosa t’i denoncoj si qytetar i shqetësuar për fatet e vendit tim. Prandaj, ata të gjithë unë i quaj një bandë tradhëtarësh dhe grabitqarësh.

Kur e dorëzuat padinë, në ç’kohë?

Padinë e kam dorëzuar 24 qershor 2014

Si reaguan në prokurori kur e çuat?

Ata reaguan sikur unë po denoncoja jo kryeministrat e vendit, por ndonjë punëtor të Ndërmarrjes së Pastrim Gjelbërimit të Durrësit.

A kishit bindjen se padia juaj do merret në konsideratë?

Nuk kisha besuar se drejtësia ishte shuar dhe pushtuar nga banda politike e krimit 25-vjeçar.

Si u ndjetë kur ajo u rrëzua?

Më erdhi shumë keq. Nuk u dëshpërova, por reflektova.

A do e vijoni betejën tuaj për t’i çuar pra në gjygj drejtuesit e këtij vendi për 25 vjet?

Unë kam humbur vetëm një betejë me këtë bandë kryeminsteriale, por jo luftën. Do ta coj çështjen deri në Hagë.

Kush e meriton më shumë të paditet, politika apo drejtësia?

Unë besoja tek drejtësia që duhet të jetë kandari i shenjtë i një vendi dinjitoz dhe nuk mund ta besoja se drejtësia në Shqipëri është kthyer thjesht në një vegël e qeverive grabitqare. Politika dhe Drejtësia janë pjesë e njëra-tjetrës në unitet të pandashëm.

Çfarë vuani më tepër nga mënyra si është qeverisur Shqipëria?

Vuaj faktin se këtë vend e rrënuan, e varfëruan, e shitën, edhe me konçensionarizmin e famshëm deri në 1 euro, e kthyen në një koloni.

Ju vetë, për kë keni votuar këto vite? Apo nuk keni preferuar t’ja jepni votën askujt?

Të gjithë derrat e politikës sonë një noçkë kanë treguar këto 25 vite. Nuk preferoj të votoj për ta.

Po tek Rama keni patur ndonjë fije shprese dhe si e shikoni qeverisjen trevjeçare të tij?

Rama, si i biri anëtarit të Komitetit Qëndror të Partisë dhe i Presidiumit te Kuvendit Popullor, e tregoi fytyrën e vet kur u çfaq me çekiç në dorë që në fillim të tranzicionit. Dhe sapo mori pushtetin, u kaloi litarin në fyt të varfërve, ndërsa la në liri të plotë oborrtarët e tij shtypës e shfrytëzues të djersës së popullit. Janë arrestuar dhe kanë vdekur deri ne burg të varfërit për një llampë elektrike dhe shëtit i lirë Fullani që rrënoi një bankë të tërë. Kësaj i thonë se sot vendos për gjithcka “perandoria”, oborrtaria, portofoli dhe horri. Se Shullazi dhe Pullazi janë një! Vajmedet për popullin!

Politika shqiptare është thjesht e dështuar, apo vullnetet i ka patur gjithnjë të mbrapshta?

Politika shqiptare ka qënë patericë e inkriminimit dhe padrejtësisë

Kur keni zbritur nga Mirdita në Durrës?

Në vitin 1995.

 Ç’profesion keni apo keni bërë më parë?

Kam mbaruar shkollë ushtarake, agronomi dhe filozofi. Dhe kam ushtruar profesionet që mora.

Si e kaloni ditën?

Administroj shoqatën “ Jeta e Re “ që operon në zonën e ish-kënetës në Durrës. Jam drejtor ekzekutiv i saj.

Nëse do t’i kishit para në një moment ata që i keni paditur, çdo ju thonit?

Po t’i kisha përpara do t’u thoja se me që nuk mbani mend, ejani dhe shikojeni Shqipërinë që e rrënuat dhe e kthyet ne koloni si dhe popullin që e varfëruat. Ndërsa vetë jeni me prona të mëdha që do ju a kishin zili edhe Perandorët e Romës. /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Next Post
30 vjet nga shpërthimi i Çernobilit: Ukraina përkujton katastrofën

30 vjet nga shpërthimi i Çernobilit: Ukraina përkujton katastrofën

Me çfarë dore e ka bërë këtë foto? Ja sekreti

Me çfarë dore e ka bërë këtë foto? Ja sekreti

Reshje bore në Bulqizë, fermerët: ndikojnë negativisht në të mbjella

Reshje bore në Bulqizë, fermerët: ndikojnë negativisht në të mbjella

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni