Nigel Farage u sulmua me një pije qumështi teksa ishte duke bërë një shëtitje në Njukasëll. Kreu i Partisë Brexit po bënte fushatë në qytet përpara zgjedhjeve evropiane të së enjtes, kur pa pritur, një pije iu hodh nëpër trup.
Ai u largua shpejt nga njësia e tij e sigurimit, ndërsa po të njëjtit e kishin larguar edhe sulmuesin. Në një video që qarkullon në mediat sociale, mund të dëgjohet protestuesi duke bërtitur “fashist”, teksa z. Farage po largohej.
Farage sapo kishte dhënë një fjalim të shkurtër në qytet, si pjesë e një turneu në Njukasëll. Policia e Northumbrias konfirmoi se një 32-vjeçar ishte arrestuar për shkak të sulmit. /tesheshi.com/