Presidenti Vuçiç komentoi shkurt deklarimet në Tiranë, si dhe faktin që qeveria “Rama” do i ofrojë Kosovës një pjesë të Portit të Durrësit për ta patur në menaxhim të saj.
“Jam aq i ngopur me marrëzitë e tyre”, tha Vuçiç, në fakt jo në lidhje me portin, më saktë doganën portuale që do ketë Kosova, se sa mbi atë që ai është i detyruar të ulet e negociojë me palën kosovare, edhe “sikur të ngjitet në hënë“, siç tha Ramë në konferencën për shtyp me Hotin.
“Ata thonë se po vijnë për të negociuar njohjen e ndërsjelltë. Epo, mos ejani, atëherë!
Unë nuk po vij për të negociuar në lidhje me të. Unë vazhdimisht ua them këtë tutorëve të tyre politikë”, përfundoi Vuçiç.
Siç dihet, teza e tij e fundit është ajo që ai nuk pranon të negociojë me palën kosovare për Kosovën, por vetëm me ndërkombëtarët. /tesheshi.com/