Një vajzë nga Presheva, e cila është kafshuar nga një tufë qensh kryesisht në pjesën e kokës, është në gjendje të rëndë, por aktualisht është stabile, thonë në Qendrën Klinike në Nish, ku fëmija u pranuar të dielën mbrëma me lëndime jashtëzakonisht të rënda.
Sipas shefit të Klinikës së Kirurgjisë Pediatrike, Zhivojin Spasiç, pacientja është pranuar me lëndime të rënda në lëkurën e kokës në gati 60 për qind të sipërfaqes.
Gjithashtu, sipas qendrës klinike janë konstatuar dëmtime të rënda si në daullen e veshit, ashtu edhe në buzët e sipërme dhe të poshtme.
“Një tufë qensh e rrëzuan vajzën në tokë dhe e kafshuan, por CT e endokranit nuk tregon lëndime në tru dhe struktura të buta”, tha drejtori i Klinikës në një deklaratë.
Shtohet se për lëndimet është kujdesur ekipi kujdestar i kirurgëve pediatër, ndërsa vajza është imunizuar plotësisht, shkruan N1.
“Ajo ka marrë edhe vaksinën kundër tërbimit, është në terapi të trefishtë me antibiotikë. Situata aktuale është stabile me kujdes për shkak të infeksionit të mundshëm”, thonë mjekët. /tesheshi.com/