Xhamia e re e Tiranës, ajo te Namazgjaja, duket se ka tjetër telash që duhet të zgjdhë: tokën. Më saktë, atë pjesë prone që i përket familjes Kruja, përfaqësuar nga Alban Bala, ish-gazetar, pjesë e kësaj familjeje.
Njëherësh besimtar praktikant, Bala po konteston vlerën e faljes në këtë xhami, pasi pretendon se çështja e pronës mbi të cilën është ndërtuar xhamia vuan nga padrejtësia dhe, sipas parimeve islame, kjo e bën atë të pavlafshme për të adhuruar Zotin.
Ja ç’shkruan së fundi ai në rrjete:
“Jam mahnitur keto dite duke pare se me çfare guximi, lehtesie, shpejtesie dhe papergjegjshmerie nje numer njerezish – mes tyre klerike dhe teologe – kane vrapuar te ndertojne nje mashtrim kolektiv.
Kam degjuar keto dite nje dyzine me sajesa, u jam pergjigjur dhjetra miqve te shtrenjte besimtare mbi gjera qe nuk i kam thene kurre e qe jane shperndare si “citime” te miat, kam degjuar klerike te gjuajne ne media shifra te rreme demshperblimi (a thua se ata nuk e dine kuptimin e fjales shpifje), etj etj.
Arsyeja pse po flas nuk ka te beje me shtetin. Raportet me dhunen e tij morale e financiare do te vazhdoj t’i adresoj ne gjykate dhe kam besim se ligji europian per shperblimin e drejte – me çmim tregu – do te zbatohet edhe ne Shqiperi.
Heret ose vone, ky vend do te behet Europe!
Arsyeja pse po flas ka te beje me gropen morale ku po terheqin nje popull te tere ata qe do te duhej ta ngrinin…
Per te sqaruar perfundimisht çdo dileme ne lidhje me pronen e familjes Kruja tek Namazgjaja:
- Toka e fam. Kruja eshte marre ne shkelje te marreveshjes se nenshkruar mes tyre dhe KMSh (akt i denueshem fetar sipas praktikes profetike), fale bashkepunimit te KMSH me shtetin shqiptar.
- Pranimi nga KMSh i sendit “te vjedhur“ nuk e ben legjitime grabitjen e tokes, as nuk e ben “hallall” mallin e grabitur. Pronaret e tokes kane 10 vjet ne dyert e gjykatave per shkak te kesaj verberie morale te KMSh.
- Toka eshte marre pa miratimin e te zoteve dhe ne kundershtim me cdo logjike ekonomike duke demshperblyer metrin katror te tokes truall ne qender te Tiranes me 400 euro. Perballe ketij trualli te zene me dhune, sot metri katror i nje ndertese shitet 4.000 – 4.500 euro.
- Ndertimi i kryer mbi truallin e grabitur eshte moralisht i pavlere per te qene nje xhami. Ky ndertim nuk ka statusin Hallall dhe nuk mund ta kete ate derisa te jene plotesuar kushtet per kete rikualifikim moral.
- Ndertesa mund te sherbeje si nje vater kulturore turke, ose si nje monument politik post-perandorak i nje qeverie te huaj. Por nje xhami kerkon me shume se nje kryeminister te dera dhe nje flamur mbi minare per te fituar vleren e shtepise se Zotit.
E fundit vetem per nga rradha (por jo per nga rendesia):
KMSh e dinte se prona ishte blere nga nje njeri, i cili kishte vdekur besimtar, nje filantrop i shquar dhe miku i shumices derrmuese te elites islame te vendit, perfshi Hafiz Sabri Koçin. KMSH e dinte qe shumica e trashigimtareve pronare ishin besimtare praktikante dhe njerez aktiv ne komunitet.
Ne kete kuptim KMSH dhunoi me vetedije anetaret e vet, perbuzi, perdhosi dhe keqtrajtoi ata qe duhej te perfaqesonte, t’i mbronte dhe t’i garantonte per vlerat e fese se tyre. Kjo eshte shume e rende!”.
Po ç’farë propozon Bala, tashmë në një sprovë morale nga fakti se xhamisë i janë gëzuar shumë muslimanë, të cilët gjithashtu rendin aty për të kryer namazin – faljen klasike në Islam.
“Megjithate pyetja me e shpeshte qe kam marre keto dite mbetet: çfare mund te behet qe ndertesa te fitoje titullin xhami dhe falja brenda saj te jete hallall (e pranuar)?
Nese dikush ka realisht vullnet per kete proces, ne emer te pronareve morale te ketij trualli, une do te sugjeroja:
- KMSH duhet t’i kerkoje publikisht falje zyrtare familjes Kruja per 10 vite mundime te padrejta dhe kosto te renda morale dhe financiare.
- Familja Kruja duhet te marre demshperblimin monetar me cmimin e tregut per 3.030m2 truall te dorezuar; ky vleresim behet sot dhe ekzekutohet sot.
- Xhamia e re duhet te marre emrin e Hafiz Sabri Koçit – njeriut qe nguli gurin e pare per themelimin e saj ne vitin 1994.
- Nje pllake perkujtimore me emrin e Jusuf Sulejman Kruja mund te vendoset ne oborrin e xhamise ose ne hyrjen e saj, ne rikujtim te njeriut qe bleu dhe mbrojti kete prone me adhurim, me lutje dhe me besim tek Zoti pergjate 45 viteve komunizem.
Ne fund i takon familjes Kruja te vendose ç’pjese te vleres monetare te perfituar do te dorezoje si dhurate per bashkesine e besimtareve islam shqiptare (sadaka e vazhdueshme).
Nese permbushen keto kushte, shqiptaret mund te kene nje xhami te re dhe jo veç nje monument politik te nje qeverie te huaj, sado mike qofte ajo.
Mirenjohes te gjithe atyre qe na kane mbeshtetur ne kete beteje morale per te verteten, te pastren dhe te drejten.
Lavdi Zotit, AI eshte me te sinqeritet!”, propozon e përfundon Bala.
Tashmë, si KMSH e si hoxhallarët e njohur të jetës islame në Shqipëri, sfidohen që të sqarojnë këtë ngërç të tjetërllojtë, si detyrim për masën e besimtarëve nëse duhet të falen apo jo aty, varësisht drejtësisë apo padrejtësisë në zgjidhjen e çështjes së pronës. /tesheshi.com/