Kreu i diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli, ka shprehur rezervat e tij sa i përket rolit të Tiranës zyrtare në shtimin e njohjeve ndërkombëtare të Kosovës.
“Unë nuk jam i lumtur me disa njerëz të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, por me shumicën e tyre jam shumë i lumtur. Është dashur që të ketë shumë më tepër energji, për arsye se ata janë të lirë, ata janë vend sovran dhe mund të kërkojnë sa më tepër, kudo që janë në favor të Kosovës. E di se ata kryejnë punë diplomatike të vetat, por unë u jap një rekomandim, që edhe më tepër të punojnë për Kosovën”, tha Pacolli gjatë një interviste në RTK.
Pacolli nuk e fshehu as pezmin e tij për atë që njohjet kanë ngecur, duke vlerësuar vetëm atë të ndodhur së fundi, nga Madagaskari, duke theksuar se e zhgënjeu pa masë homologun jo dhe aq mik, Ivica Daçiç
“Trendi që shoh nuk më kënaq”, tha Pacolli, i cili është investuar personalisht në shtimin e njohjeve për Kosovën na ca vende afrikane, edhe pa patur post shtetëror. Thjesht si një njeri pareshumë. /tesheshi.com/