Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Ylli PATA: Po vërtet, si mund të flitet për moral?!

by te Sheshi
07/08/2015
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Ylli PATA: Po vërtet, si mund të flitet për moral?!

Kolegu Fitim Zekthi, në një opinion të tijin te tesheshi.com, shtron një qasje dhe me referenca, madje duke cituar ngjarje e figura historike, e në përfundim del se e djathta ka në qendër moralin, ndërsa e majta ka si thelb të ekzistencës së saj antimoralin.

Për më tepër, Fitim Zekthi i futet në qasjen e tij dhe realitetit politik shqiptar, duke bërë një zbulim që realisht del për herë të parë: elektorati i djathtë në Shqipëri nuk ka votuar partinë e tij sa herë është cenuar morali, por anasjelltas ka ndodhur tek e majta, kur edhe pse është cenuar morali, zgjedhësit kanë votuar symbyllurazi për partinë që militon.

Në fakt, nuk është fare kështu. Por për të bërë një përballje historike, apo edhe filozofike, të proceseve sociale dhe politike në historinë botërore, nuk është e saktë ajo që shtron zoti Zekthi, se e djathta ka pasur gjithmonë si shtrat të sajin ideologjik moralin dhe e majta ka qenë kundër defekteve të shoqërisë. Ky shtrim përbën zbulim, por që nuk qëndron realisht.

Fitim Zekthi i futet historisë dhe përmend vrasjen e priftërinjve në Spanjë nga republikanët, por nuk flet fare për krimet e tmerrshme të gjeneralit Franko, që u mbështet nga një kastë oligarkësh dhe latifondistësh, të cilët financuan dhe blenë armët e shkatërrimit në masë në Gjermaninë e Hitlerit.

Fitimi e quan nazizmin hitlerian një diktaturë të majtë, kur Fyhreri të parat parti që nxori jashtë ligjit ishin Partia Komuniste dhe ajo Socialdemokrate, ndërsa Duçja e dergji burgjeve, deri sa vdiq, Antonio Gramshin.

Po më e bukura është se bën një zbulim historik, pasi e cilëson Harry Truman-in një “njeri të mirë”, dhe citon një historiane.

Askush në historiografinë dhe teorinë politike moderne nuk e quan “të mirë” njeriun e vetëm që urdhëroi lëshimin e bombave atomike në Hiroshima dhe Nagasaki. Televizionet më serioze të SHBA-ve kanë transmetuar ciklin bestseller të Oliver Stone-it, i cili i bën një radiografi të detajuar presidencës së Truman-it, që nga fitorja e tij e dyshimtë në zgjedhjet paraprake kundër liberalit Henry Wallace, e deri tek vendimi i tmerrshëm për të dhënë urdhrin fatal që ndikoi dramatikisht në botën e pas Luftës së Dytë Botërore.

Historia nuk ka qenë kurrë bardh e zi, me të djathtë të moralshme dhe të majtë pa fre, që ka notuar në “detet e mëkatit”. Dhe këtu Zekthi futet dhe në diskutimin mbi përkatësinë religjionare.

Realisht as kjo nuk qëndron, pasi çfarë besimtari ishte Augusto Pinochet-i, që i ekzekutoi dhe i zhduku të gjithë ata të cilët mendja e tij e sëmurë i quante kundërshtarë, dhe jo vetëm ateistë e marksistë, por edhe gazetarë amerikanë me ide humane, prejardhja e të cilëve ishte nga familje të djathta e besimtare. Çfarë besimtarësh ishin kriminelët e Salvadorit, që vranë peshkopin Oscar Romero.

Historia botërore, apo edhe politika e saj, kurrë nuk ka pasur si bazë moralin, pasi nëse do ta kishte, do të sillte progres e prosperitet. Ai që Fitimi Zekthi e quan “të djathtë të mirë”, pra, Harry Truman, i përkiste krahut të majtë të politikës amerikane, pra, Partisë Demokratike, që si president kishte një burrë shteti si Franklin Roosevelt, i cili zbatoi i pari masat sociale që sollën jo vetëm një zbutje të pabarazisë, por edhe një bum ekonomik.

Pra, nuk mund të thuash se Stalini ishte pa moral ngaqë ishte i majtë, dhe themeluesi i aparteidit, si ringjallje e gjenocidit politik, i djathti Daniel François Malan, ishte një engjëll.

Nejse, sikur e zgjatëm shumë me botën, por të vijmë tek ne.

E djathta është e moralshme, thotë Fitim Zekthi, dhe e majta jo. Po pse, ka të djathtë e të majtë vërtet?! Ta zëmë se ka, çfarë morali ka ai grupim që ka qeverisur në emër të së djathtës në Shqipëri?! Një flamur apo fitore morale që mund të përmendet në qeverisjen e gjatë 1992-1997 dhe 2005-2013 nuk ka. Siç nuk ka realisht edhe e majta, prandaj flasim për krizë të përfaqësimit politik dhe për një klasë politike që nuk qeveris duke pasur moralin si filozofi, por interesin që vjen nga nëntoka e errët e krimit dhe e korrupsionit. Kartën e moralit nuk e ka askush; pa dyshim dhe ajo që e quan veten të djathtë, që e tillë nuk ka qenë kurrë dhe nuk është.

Ndërkaq, nëse i referohemi asaj që thotë Zekthi, që të majtët kanë marrë të njëjtat vota në vite edhe pse kanë qeverisur keq, kjo nuk qëndron. E djathta është ndëshkuar nga zgjedhësit sa herë ka qeverisur keq, dhe ka humbur, si e majta. Madje, për herë të parë kanë qeverisur për 4 vite të “djathtët” e Berishës me “të majtët” e Metës, që dolën në fund që s’janë të tillë.

Si puna e atij ballistit, i cili u bë partizan dhe në fund u dënua nga Enver Hoxha si zogist, pasi ishte martuar me mbesën e një deputeti socialdemokrat që u pushkatua me “grupin e deputetëve”. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve
Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

17/05/2025
Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë
Opinione

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

17/05/2025
Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Next Post
VIDEO/Shakaja e nuses me tortën e dasmës, reagimi i dhëndrit të lë me gojën hapur

VIDEO/Shakaja e nuses me tortën e dasmës, reagimi i dhëndrit të lë me gojën hapur

Presidenti izraelit shfaqet sërish interesant: propozon një konfederatë izraelito-palestineze

Presidenti izraelit shfaqet sërish interesant: propozon një konfederatë izraelito-palestineze

Flet Talha Kurtishi, i një liste hoxhallarësh në kërkim: Kur veç pushtetit, të shënjestron dhe media!

Flet Talha Kurtishi, i një liste hoxhallarësh në kërkim: Kur veç pushtetit, të shënjestron dhe media!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025
A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni