Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Britania i “mbyll derën” flakëvënësit të Kur’anit

    Britania i “mbyll derën” flakëvënësit të Kur’anit

    Banka që “kapërceu veten” përballë Turqisë

    Banka që “kapërceu veten” përballë Turqisë

    Raporti: Kriminelët nga Mali i Zi, kontrabandë e 30 tonëve kokainë

    Raporti: Kriminelët nga Mali i Zi, kontrabandë e 30 tonëve kokainë

    Rusi Su-35, për të kapur një B-52 amerikan mbi Baltik

    Rusi Su-35, për të kapur një B-52 amerikan mbi Baltik

    Komisioni Evropian: Shenjat e para të thatësirës tashmë ndihen në Evropë

    Komisioni Evropian: Shenjat e para të thatësirës tashmë ndihen në Evropë

    Francë: vandalizohet xhamia që do hapej gjatë Ramazanit

    Francë: vandalizohet xhamia që do hapej gjatë Ramazanit

    Deklarata rrëqethëse e ministrit izraelit: “S’ka gjë të tillë si palestinezë”

    Deklarata rrëqethëse e ministrit izraelit: “S’ka gjë të tillë si palestinezë”

    Kinezë që “lënë kockat” në minierat e Afrikës

    Kinezë që “lënë kockat” në minierat e Afrikës

    Marrëveshje anti-kurde Iran-Irak

    Marrëveshje anti-kurde Iran-Irak

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Nga Ylli PATA: Kur bën sikur qeveris!

Nga te Sheshi
10/11/2015
në Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Ylli PATA: Kur bën sikur qeveris!

Prej ditësh Tirana është gdhirë me gjoba masive të vëna nga policët rrugorë natën, kur të gjithë flejnë. Janë futur mes pallatesh në disa lagje të kryeqytetit dhe i kanë marrë mbarë automjetet duke iu ngjitur në ballë…më falni, në xham, një gjobë, pa pyetur shumë për faktin se në vendqëndrimin e automjeteve poshtë pallateve ku nuk ka asnjë tabelë ndalimi.

Fatosi është një mesoburrë që ka një dyqan të vogël në lagje. Aty punon e shoqja, pasi xhiro e dyqanit mezi nxjerr një rrogë. Vijnë inspektorët e Punës dhe i kërkojnë të paguajë sigurime edhe për bashkëshortin. Ajo thotë se Fatosi nuk punon në dyqan por është i regjistruar si i papunë dhe kërkon të punësohet; edhe falë kontributit të tij si mbështetës i mazhorancës por edhe nga shkollimi që i jep mundësi të punojë në një vend në administratë. Jo i thonë inspektorë, duhet ta regjistrosh.

Urdhëri është i rreptë dhe Fatosi paguan sigurimet, ç’regjistrohet si i papunë dhe tani figuron i punësuar. Inspektorati i Punës përgatit raportin, ia çon ministrit Klosi, ky i fundit në Kryeministri dhe Edi Rama deklamon se janë rritur punësimet dhe ulur numri i të papunëve.

Po në fakt asgjë nuk është ulur dhe ngritur. Kemi një lëvizje mashtruese, fiktive që nuk ka lidhje me realitetin.

Në Hipotekë, prej një muaji janë bllokuar të gjitha çertifikatat e pronësisë dhe nuk del asnjë dokument i aplikimeve. Kryeministri deklaroi në Top Story se aty, në Hipoteka, është grumbulluar pjesa më abuzuese e shtetit dhe qytetari nuk merr shërbimet.

Gazetarja e Zërit të Amerikës e pyeti Ilir Metën se si ka punësi që ka drejtues shteti që jetojnë në luks dhe ecin me makina luksoze. Kreu i Kuvendit nuk e pranoi këtë fakt.

Por drejtori i Hipotekës bredh me Mercedes ML luksoz, drejtori i ATSH-së ka tre makina, ndër të cilët njëri është superluksoz. Darkave, drejtorët mblidhen në restorante peshku ku fatura kalon 300 eurot.

Një deputete socialiste e Tiranës mbledh aktivistët çdo të mërkurë ku merr ankesat për punësimin dhe i ngop me broçkulla se shteti do t`u japë kredi të buta. Por një mësuese, komisionere e PS-së prej vitesh, ia përplas në sy: më ka punësuar LSI-ja!

Ikja e Nasip Naços, një gjykatës, më pas prokuror, e më pas politikan që njihte drejtësinë, dhe zëvendësimi me Majnanin ishte një lëvizje që u pranua menjëherë nga kryeministri që ka thënë se punon në një skuadër të pandryshuar. Por ky largim dhe zëvendësimi u bë sikur s`ka ndodhur asgjë, sikur çdo gjë funskionon për bukuri.

Një largim tjetër ka ndodhur në orët e natës: është dorëhequr drejtoresha e Lojrave të Fatit, një nga zyrtaret më influente në këtë republikë fajdesh e kumari, ku gjithçka sillet rreth fitimit të shumfishuar.

Sipas gjasave, ikja e drejtoreshës së “bixhozit” ka qenë më e rëndësishme se ajo e ministrit të Drejtësisë dhe ka pasur më shumë të interesuar se e Naços.

Sepse në këtë vend, ku çdokush të çmend, nuk ka rëndësi kush qeveris dhe si qeveris, po si të shumfishojë lekët pa prodhuar, por duke mashtruar dhe shitur letra.

E morët vesh? Edhe TVSH-ja do të jepet me konçension. Edhe Britania e mbajti Indinë me një ushtri me konçension, pra private, e cila nxirte shpenzimet duke u marrë indianëve gjithçka, taksa, tatime, pasuri, ar, argjend e minerale.

E në fund doli Gandhi që solli “mosbindjen civile”. Po tek ne? Thonë se ka dalë edhe këtu një njeri që kërkon të zbatojë gandizmin. Në mbledhje shkojnë shumë njerëz me Mercedes dhe Range Rover të fundit dhe të veshur firmato. Para se të dalin në konferenca shtypi marrin në telefon parukueren dhe harxhojnë 30 euro. Normal, kontribuojnë në rritjen ekonomike…

/tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Nga Shadi Hamid*: A duhet të ketë peshë “Islami” në politikën e jashtme amerikane?
Opinione

Nga Shadi Hamid*: A duhet të ketë peshë “Islami” në politikën e jashtme amerikane?

21/03/2023
Nga Ing. Burim Smajli: Rasti turk e jo vetëm, pse tërmetet s’mund të amnistohen
Opinione

Nga Ing. Burim Smajli: Rasti turk e jo vetëm, pse tërmetet s’mund të amnistohen

16/03/2023
Nga Altin Braka: KMSH-ja si monarki absolute
Opinione

Nga Altin Braka: Skandali i pagave në KMSh

10/03/2023
Lajme të tjera
Vendimi i Kushtetueses për Zajednicën, opozita kosovare: S’ndalemi pa u tërhequr marrëveshjet me Serbinë

Vendimi i Kushtetueses për Zajednicën, opozita kosovare: S’ndalemi pa u tërhequr marrëveshjet me Serbinë

Tarifat e reja të parkimit në Tiranë: Një “Jo” dhe nga këshilltarja e mazhorancës, Albina Ferko-Nanaj

Tarifat e reja të parkimit në Tiranë: Një “Jo” dhe nga këshilltarja e mazhorancës, Albina Ferko-Nanaj

Përfitimet e dyllit të bletës për lëkurën

Përfitimet e dyllit të bletës për lëkurën

TË FUNDIT

Angli: futbollistët agjerues, pushim për iftar

Angli: futbollistët agjerues, pushim për iftar

2 orë Më parë
Marca: Aktori që po u mëson ushtarëve rusë artet marciale

Marca: Aktori që po u mëson ushtarëve rusë artet marciale

4 orë Më parë
Lazio, distancim nga antisemitizmi i disa tifozëve

Lazio, distancim nga antisemitizmi i disa tifozëve

5 orë Më parë
Britania i “mbyll derën” flakëvënësit të Kur’anit

Britania i “mbyll derën” flakëvënësit të Kur’anit

6 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Këshilla e Warren Buffett për Bill Gates: “Ndoshta gjëja më e rëndësishme” që ai ka mësuar”

Këshilla e Warren Buffett për Bill Gates: “Ndoshta gjëja më e rëndësishme” që ai ka mësuar”

21/03/2023
Janusz Bugajski: Një përrallë e dy konspiracioneve ballkanike

Janusz Bugajski: Një përrallë e dy konspiracioneve ballkanike

21/03/2023
Emrat e PS-së për bashkitë: kush rikonfirmohet e kush skualifikohet

Emrat e PS-së për bashkitë: kush rikonfirmohet e kush skualifikohet

20/03/2023
Trevelinglifestyle: Shqipëria, destinacioni i vitit!

Trevelinglifestyle: Shqipëria, destinacioni i vitit!

20/03/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Shadi Hamid*: A duhet të ketë peshë “Islami” në politikën e jashtme amerikane?

Nga Ing. Burim Smajli: Rasti turk e jo vetëm, pse tërmetet s’mund të amnistohen

Nga Altin Braka: Skandali i pagave në KMSh

Nga Altin Braka: S’kemi pena vëlla…(?!)

Nga Slavoj Žižek: Ana e errët e neutralitetit ndaj luftës në Ukrainë

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist