Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Ylli PATA: Erioni në autobus!

by te Sheshi
02/08/2015
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Ylli PATA: Bllokmenët e postkomunizmit!
5
SHARES

Asnjë prej mediave që e shpotitën kryebashkiakun Erion Veliaj, pasi mori autobusin e linjës së Tiranës së Re, nuk e kanë monitoruar ditën e dytë të punës, për ta parë se a ka hipur prapë në urban.

Nëse nuk e kishin kritikën për show, që e akuzuan edhe Veliajn për dukje, atëherë gjëja më normale ishte të ndiqej lajmi… Po nejse, tashmë jemi mësuar se tek ne bëhet shumë zhurmë kur ndodh një gjë, që të mos kuptohet gjë. Siç ka thënë Mao: uji kthjellohet duke u turbulluar.

Debati për “aktin” e parë të kryebashkiakut të Tiranës ka vijuar në dy linja: e para që nuk pranon ta lërë njëherë Veliajn 100 ditët e para dhe më pas ta kritikojë (siç ndodh zakonisht) dhe e dyta: që e shikojnë hipjen në autobus si një vëmendje ndaj shërbimit urban.

Në fakt gjesti i kryebashkiakut Veliaj, ishte vërtetë një akt demonstrativ, siç bëjnë të tillë, çdo drejtues politik. Dhe si një akt demonstrativ, ia vlen të analizohet pavarësisht se Veliaj e ka bërë si strategji imazhi, apo se i erdhi natyrshëm marrja e linjës së Tiranës së Re.

Transporti publik është “A”-ja e çdo punë të administratës vendore në çdo metropol, apo edhe qytet të botës. Aty humben dhe fitohen votat, pasi është shqetësimi primar i njerëzve. Në Tiranë, shumica e atyre që diskutojnë për bashkinë dhe nga bashkia, nuk e kanë marrë kurrë autobusin. Asnjëherë.

Siç e thotë një analist i njohur: “b… më bie gjithmonë në sedilje të re”. Pra përdorimi “in personam” i transportit publik nga kryebashkiaku, jep efekte të menjëhershme sepse ai është njeriu që vulos dhe firmos: jep licenca dhe heq leje; domethënë të bën gjëmën. Jam shumë i bindur që sapo Veliaj ka vënë këmbën në urban, shoferi ka ndezur kondicionerin, të cilin pronari i linjës koncensionare nuk e lejon edhe gjatë piskut të vapës, duke i lënë qytetarët nën rreshkjen e tmerrshme.

Të tjerat vijnë më pas. Pra, ajo që bëri Erion Veliaj, është një inspektim fizik, që as më pak e as më shumë e bëjnë të gjithë kryebashkiakët e qyteteve të botës.

Asnjë nga kryetarët e bashkive të kryeqyteteve europiane, nuk përdor makinën e tij për të shkuar në punë, asnjë. Ose i hipën biçikletës, ose përdor transportin publik. Kjo ndodh rëndom në SHBA, dhe qytetet e mëdha të Amerikës Latine.

Eduardo Paes, kryebashkiaku karizmatik i Rio de Janerios, nuk lejon asnjë nga punonjësit e administratës së tij që të përdorin automjetet private, edhe pse në Brazil përdorimi i ethanolit është masiv dhe makinat djegin karburant ekologjik.

Vitin e shkuar, Edi, siç i thërrasin, shkarkoi një zyrtar pasi u filmua nga TV-të lokale duke shkuar së bashku me të dashurën,  me makinë private në një restorant, jashtë orarit të punës për të darkuar.

Kryebashkiaku i Londrës, konservatori Boris Johnson, jo vetëm përdor metronë pa ndërprerje, por ka “detyruar” edhe shefin e partisë së tij, Kryeministrin Cameron për ta kopjuar në imazh.

Shkurt, ajo që bëri Erjon Veliaj, në të gjithë qytetet e mëdha të botës praktikohet prej vitesh. Ndërsa parardhësi i Veliajt, Lulzim Basha hipte në autobus vetëm për inagurime linjash. Asnjëherë administrata e Bashës nuk e vuri ujin në zjarr për shërbimin skandaloz që përdorin kompanitë koncensionare, të cilat marrin miliona e miliona çdo ditë.

Linja e Tiranës së Re është një tmerr! Kush e provon, çdo ditë është dëshmitar, por mediat tona shumë rrallë e monitorojnë, dhe kur e bëjnë, fiket si flaka e kashtës.

Qytetarëve u shkon goja prapa duke u kërkuar shoferëve të nxitojnë se nuk arrijnë dot në punë, ndërsa marrin përgjigje rrugaçe edhe nga fatorinot: “hip në taksi”.

Linja e Unazës, ajo më kyçja në Tiranë është një kaos i vërtetë: as orare as rregulla dhe as bileta. Dhe koncensionarët kërkojnë ta bëjnë biletën 70 lekë… Po t’i zësh me radhë të gjitha linjat janë me probleme të mëdha: ata nuk shërbejnë por urdhërojnë qytetarët sipas nevojave të tyre. Dhe më e bukura; i quajnë “pasagjerë”.

Sikur ata të jenë për udhëtim turistik, ndërkohë që shërbimi urban është puna bazë e çdo administrate vendore, e cila është e detyruar të lehtësojë lëvizjen e njerëzve për të shkuar në punë, spital, apo për të shëtitur.

Veprimi i Erjon Veliajt, është padyshim një hap pozitiv dhe i nevojshëm në Tiranë. Madje ai dhe drejtuesit e tjerë të bashkisë duhet ta bëjnë kulturë që të përdorin vetëm autobusin, pasi krijon premisat e një zbatimi korrekt të rregullave dhe standardeve.

E keqja tek ne është se politikanët flasin për shërbime me standard ndaj publikut, por ata vetë nuk e dinë çfarë janë këto standarde, sepse nuk janë të ndërgjegjshëm se çfarë është shërbimi.

Ku e dinë politikanët dhe analistët luksozë tek ne, se ç’është shërbimi urban, kur nuk e përdorin? Ku e dinë ata se ç’është shërbimi ambulator dhe ai spitalor, kur për një gërvishtje shkojnë në suitat luksoze të spitaleve private. (Skandaloze është që e bëjnë këtë në mënyrë të përsëritur qeveritarët. Duhet ndalur urgjent nga monitorimi i medias).

Ku e dinë politikanët se ç’është shërbimi urban ndërqytetas, për shembull odiseja e tmerrshme e mësuesve të Tiranës që bëjnë autostop tek furgonët e Durrësit e Vorës për të shkuar çdo mëngjes në shkollat përreth kryeqytetit.

Po ku e dinë politikanët, por edhe analistët, se a ka tren apo jo në Tiranë, kur Lulzim Basha bëri atë që s’e ka bërë asnjë kryebashkiak i botës: hoqi trenin nga qyteti.

Imagjonini sikletin e baballarëve të rinj kur nuk kanë ç’u thonë fëmijëve, dëshira e të cilëve për trenin është kthyer si ajo e baballarëve tanë për “Coca Cola”-n në kohën e Enverit.

Kështu që mendimet janë të lira dhe kushdo mund të flasë siç dëshiron, madje edhe Besian Pesha, i cili ka dhënë licensa për miniera e puse nafte, e sot flet për vullnetarizëm civil.

Por, mendoj se Shkëlzen Berisha, është i tepërt në këtë debat. Ai e di urbanin si avion linje. Zakonisht përdor çarterin…

/tesheshi.com/

Related Posts

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve
Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

17/05/2025
Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë
Opinione

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

17/05/2025
Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Next Post
VIDEO/Jeni duke u mbytur nga ushqimi dhe ndodheni të vetëm në shtëpi? Ja çfarë duhet të bëni menjëherë

VIDEO/Jeni duke u mbytur nga ushqimi dhe ndodheni të vetëm në shtëpi? Ja çfarë duhet të bëni menjëherë

OKB: Gjendja e refugjatëve në Greqi, e turpshme, Qeveria duhet të angazhohet më shumë

OKB: Gjendja e refugjatëve në Greqi, e turpshme, Qeveria duhet të angazhohet më shumë

Ndodh andej nga Mirdita: Të jetosh mes një natyre “parajsë” e një toke “ferr”

Ndodh andej nga Mirdita: Të jetosh mes një natyre “parajsë” e një toke “ferr”

TË FUNDIT

  • Të fundit
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025
A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni