Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Dokumentet e zbuluara nga kampi me ujgurë: “Gjuaj për të vrarë”

    Dokumentet e zbuluara nga kampi me ujgurë: “Gjuaj për të vrarë”

    Davos: Vuçiç fton Abazoviçin në “Open Balkan”

    Davos: Vuçiç fton Abazoviçin në “Open Balkan”

    Soros është për luftë: Rusia duhet mundur!

    Soros është për luftë: Rusia duhet mundur!

    FBI: George, në shënjestër të Ahmedit

    FBI: George, në shënjestër të Ahmedit

    Biden: Kur do ta ndalojmë lobin e armëve?

    Biden: Kur do ta ndalojmë lobin e armëve?

    Një tjetër “Z” në Beograd, pro Ukrainës

    Një tjetër “Z” në Beograd, pro Ukrainës

    Kush është 18-vjeçari që vrau 19 nxënës dhe dy mësues në Teksas?

    Kush është 18-vjeçari që vrau 19 nxënës dhe dy mësues në Teksas?

    Sulmi ndaj një Myftiu për “gruan e tretë”

    Sulmi ndaj një Myftiu për “gruan e tretë”

    Shkup: Kisha Serbe njeh autoqefalinë e Kishës Maqedonase

    Shkup: Kisha Serbe njeh autoqefalinë e Kishës Maqedonase

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Nga Wajahat ALI*: Lamtumirë, Barak Husein Obama, “presidenti i parë musliman” i Amerikës

Nga te Sheshi
18/01/2017
në Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Wajahat ALI*: Lamtumirë, Barak Husein Obama, “presidenti i parë musliman” i Amerikës

Për tetë vjet, një person me ngjyrë me një baba kenian emri i mesëm i të cilit është Husein, dhe që e kaloi pjesën më të madhe të fëmijërisë në Indonezi, drejtoi Shtetet e Bashkuara si president dhe komandant i përgjithshëm. Dhe, ndërsa kjo ndodhte, gati një e treta e vendit mendonte se ai ishte musliman. Në vend të jetë një shkak shqetësimi, kjo më jep një ndjesi të vogël gëzimi.

Ngjyra e lëkurë së Barack Obamës, emri i mesëm arab i tij, “musliman-llëku” i tij i dyshuar nuk penguan votuesit amerikanë ta shndërronin atë në personin e dytë më  të fuqishëm, e më me ndikim të kombit. (Vendi i parë është përgjithmonë i zënë nga Oprah). Në vend të kësaj, me miliona amerikane me vullnet votuan për një burrë që gjerësisht besohej se ishte musliman.

Karakteristikat e Obamës e bënë atë një simbol që do të zgjasë, një fener shprese për miliona fëmijë, si unë dikur. “Përkatësia etnike” e jona na bëri ne të vendosim në dyshim faktin nëse Amerika do na pranonte ndonjëherë përveçse si “ndihmësa”, si minoritete të shënjuara, apo si “mikun më të ngushtë etnik” dhe në vend të gjithë këtyre të na ftonte të merrnim role kryesore dhe të dilnim në skenë si protagonistë të rrëfimit amerikan.

Madje, edhe kur disa republikanë me qëllim dhe në mënyrë të vazhdueshme, hoqën dorë nga gjithë ndjesia e turpit dhe mirësjelljes, duke nxitur të ashtuquajturin komplot “të vendit të lindjes”, me pretendimin se presidenti Barack Obama ishte i paligjshëm për shkak se nuk kishte lindur në Shtetet e Bashkuara – populli amerikan sërish i dha atij votën popullore në vitin 2008 dhe në vitin 2012. A nuk është impresionuese kjo?

Obama e ka bërë gjithnjë të qartë se ishte një i krishterë, por kurrë nuk e distancoi veten nga muslimanët në përgjigje të thashethemeve fallco për besimin e tij. Intervista e tij kryesore u dha për televizionin “Al-Arabiya” në vitin 2009. Pak muaj pasi u bë president, ai mbajti një fjalim në universitetin e Kajros, me synimin për të rregulluar dhe rinisur marrëdhëniet me komunitetet muslimane që vuajtën luftërat e gjata e të panevojshme në Afganistan dhe në Irak.

Më pas, në vitet e fundit si president, ai më në fund hyri në një xhami amerikane për herë të parë, duke mundur në këtë mënyrë edhe të dhënat e hyrjes në xhami të shumë muslimanëve që unë njoh. Së fundmi, ai i dha fund programit të urryer Nseers që ishte përdorur nga administrata Bush për të deportuar mbi 13 mijë emigrantë, pjesa më e madhe burra muslimanë dhe arabë.

Nuk po bëj auditin e presidencës Obama apo politikave të tij të brendshme e të jashtme plot të meta, arritjeve dhe dështimeve të tij, premtimeve të pambajtura apo fitoreve afatgjata. Më shumë, ky është një vlerësim se në jetën time, isha në gjendje të shoh një shumicë të Amerikës të ngrihet mbi trashëgiminë e helmatisur të racizmit për të përqafuar si lider një njeri të tillë.

Sigurisht, rrapëllima e vdekjes e supremacisë së bardhë kundërgoditi me zemërim të egër. Ne jemi duke dëshmuar një tranzicion demokratik të pushtetit nga një politikan elokuent dhe dinjitoz në duart e një vulgari gjaknxehtë, të paturp e nervoz, anti-musliman që mund të hedhë në rrjetet sociale me mjeshtëri postime të mjera e ofenduese kundër ikonës së të drejtave civile, John Lewis, kundër vetë shërbimeve sekrete të vendit të tij dhe kundër muzikalit Hamilton, por gishtërinjtë e vegjël të të cilit nuk mund të prekin 140 karaktere për të kritikuar Vladimir Putinin.

Disa mund të thonë se kjo është një provë se racizmi dominon në ADN-në e Amerikës, e që nuk do të falet kurrë mëkati i zgjedhjes së një “burri musliman” të zi si president dhe që nuk do të harrojë të sigurohet se një gjë e tillë të mos ndodhë më kurrë.

Por, nëse e sheh nga afër me kujdes, vendi po ndryshon dhe me ngadalësi, por me siguri, po përqafon dhe po valëvit flamurin e ri të lëkurës shumë-ngjyrëshe. Gjatë zgjedhjeve të kaluara, Ilhan Omar, refugjate zezake, muslimane që mban xhihab, u bë zyrtarja e parë somalezo-amerikane që zgjidhet në detyrë.

Keith Ellison, muslimania e parë e zgjedhur në Kongres, ka dalë si një nga kandidatët kryesore progresive për të drejtuar komitetin kombëtar të demokratëve. Khizr dhe Ghazala Khan, prindërit e një ushtari të dekoruar me Gold Star dhe emigrantë pakistanezë, kritikuan ashpër Trump dhe u mbështetën nga veteranët në të gjithë Shtetet e Bashkuara.

Ëndrra amerikane mund të shndërrohet në një makth të vërtetë për shumë njerëz nën presidencën Trump, por për tetë vjet një burrë me ngjyrë me emër “të huaj” të cilin shumë e kujtonin musliman, u zgjodh dy herë për të ndihmuar që ajo ëndërr të bëhej realitet për miliona që ende kërkojnë frutat e saj.

Djemtë e këqinj, gratë grindavece, njerëzit etnikë të margjinalizuar, të harruar që u ngacmuan dhe u tallën nga Trump do të vazhdojnë të luftojnë për të. Ashtu si ne kemi bërë gjithmonë. Dhe, kush e di, ndoshta presidenti i ardhshëm mund të jetë vërtet një musliman.

*Wajahat Ali është shkrimtar, avokat dhe konsulent. Ai është autor i pjesës “Kryqtarët e brendshëm” dhe autori kryesor i raportit investigativ  Fear Inc: Rrënjët e rrjetit të Islamofobisë në Amerikë. Opinioni u botua në gazetën londineze, “The Guardian”.

Përktheu: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Nga Rilind Dauti: Alarmante, muslimanët shkojnë në xhami!
Opinione

Nga Rilind Dauti: Alarmante, muslimanët shkojnë në xhami!

16/05/2022
Nga Dr. Fidan Mustafa: “Ukraina”, ç’pritet në Kosovë e Bosnje
Opinione

Nga Dr. Fidan Mustafa: “Ukraina”, ç’pritet në Kosovë e Bosnje

03/05/2022
Bujar M. Hoxha: Nën ethe islame, Ramazani? (Tek fjala tingëllon si një violinë Stradivari)
Opinione

Bujar M. Hoxha: Nën ethe islame, Ramazani? (Tek fjala tingëllon si një violinë Stradivari)

27/04/2022
Lajme të tjera
Studentët në Prishtinë: kundërpërgjigje Beogradit me foto masakrash serbe në Kosovë

Studentët në Prishtinë: kundërpërgjigje Beogradit me foto masakrash serbe në Kosovë

Shmangni dhimbjen e qafës me këto tre ushtrime të thjeshta

Shmangni dhimbjen e qafës me këto tre ushtrime të thjeshta

Sorosi në Maqedoni zbulon financat për VMRO-në: ja sa paguhet stafi

Sorosi në Maqedoni zbulon financat për VMRO-në: ja sa paguhet stafi

TË FUNDIT

Lotët e Mourinho-s në Tiranë

Lotët e Mourinho-s në Tiranë

13 minuta Më parë
Patriarku Ekumenik, s’kursen Kishën Ruse: Tradhëtare!

Patriarku Ekumenik, s’kursen Kishën Ruse: Tradhëtare!

21 minuta Më parë
Pamje: tragjike në një garë çiklistike

Pamje: tragjike në një garë çiklistike

28 minuta Më parë
Pesë orë bisedë: ç’ju tha Suedi-Finlandës nga Turqia?

Pesë orë bisedë: ç’ju tha Suedi-Finlandës nga Turqia?

9 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Si do zgjidhet bllokada turke për Suedi-Finlandën në NATO?

Si do zgjidhet bllokada turke për Suedi-Finlandën në NATO?

25/05/2022
Dokumentet e zbuluara nga kampi me ujgurë: “Gjuaj për të vrarë”

Dokumentet e zbuluara nga kampi me ujgurë: “Gjuaj për të vrarë”

25/05/2022
Soros është për luftë: Rusia duhet mundur!

Soros është për luftë: Rusia duhet mundur!

25/05/2022
Biden: Kur do ta ndalojmë lobin e armëve?

Biden: Kur do ta ndalojmë lobin e armëve?

25/05/2022

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Rilind Dauti: Alarmante, muslimanët shkojnë në xhami!

Nga Dr. Fidan Mustafa: “Ukraina”, ç’pritet në Kosovë e Bosnje

Bujar M. Hoxha: Nën ethe islame, Ramazani? (Tek fjala tingëllon si një violinë Stradivari)

Nga Leons Hasani*: Një sulm kinez mbi botën islame

 Nga Amir B. Ahmeti: Feja dhe Shteti në kushtetutat e vendeve evropiane

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist