Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga VEHAP KOLA/ Bojë e pavarur për Bojaxhiun

by te Sheshi
22/03/2015
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A

Ditët e fundit ka qarkulluar, pothuaj i sigurt lajmi se Gjergj Bojaxhiu, ish-anëtari i KOP, ish-kandidat për deputet i Partisë Demokratike, ish-kandidat për Kryetar i PD-së për degën e Tiranës, ish-anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së, ish-Drejtor i Përgjithshëm i OSSh-së dhe ish-Drejtori i Inspektoriatit të Ndërtimit gjatë qeverisjes së Z. Berisha, ka ndërmend të hyjë në garën për Bashkinë e Tiranës si kandidat i pavarur. Por, duke qenë për një kohë të gjatë i varur nga ish-Kryeministri Berisha dhe për një kohë po aq të gjatë kundërshtar publik i PD-së, gara më e fortë e tij nuk pritet të jetë ajo për të fituar Bashkinë, por gara për të fituar epitetin i pavarur në mesin e zgjedhësve të Tiranës. Bojaxhiu rrezikon të duket i varur nga Partia Socialiste dhe Kryeministri Rama. Megjithatë, nga diskutimet në media duket se Rilindja i ka marrë masat që ai të ngjajë mjaftueshëm i pavarur.

Përpjekja e Z. Bojaxhiu për t’u paraqitur si kandidat i pavarur përpara elektoratit të djathtë, të kujton një personazh shumë simpatik nga filmi amerikan “Magjistari i Ozit”: sorra. Ajo nuk resht së kërkuari një tru dhe thotë se po të kishte tru, me mendimet që do të arrinte, do të ishte diçka tjetër, më e lartë në hierarkinë e krijimit. Ndonëse ajo nuk e gjen kurrë trurin, por gjen Magjistarin e Ozit, i cili i jep asaj një copë letër si dëshmi se ajo ka tru dhe i thotë: “Në vendim tim, në Kanzas, kur dikush nuk ka tru, i japim atij një diplomë.” Rasti ynë nuk ka një magjistar kaq kurajoz, por ka një magjistar më krijimtar: Edi Ramën, i cili përmes çirakëve të tij të gjoja-sondazheve dhe bojatisësve të tij të pavarur, ia ka dalë të bindë Z. Bojaxhi se ai e ka bojën e pavarur mjaftueshëm sa të kandidojë për Bashkinë e Tiranës.

Ndërkohë që jemi në pritje të shfaqjes së asaj letre të pavarësimit statistikor të kandidatit në fjalë, është e sigurtë se kandidimi i tij do të ketë një efekt të ngjashëm me atë të Hysni Milloshit në zgjedhjet e vitit 2011, kësaj here për të djathtën. Është e çuditshme të mendosh se e majta në Tiranë ka nevojë për një dorë ndihmë për të mundur të djathtën, kur balanca historike e votave në këtë njësi anon dukshëm majtas. Zaten për këtë u kujdes në mënyrë të posaçme vetë lidershipi i mazhorancës gjatë vizatimit të hartës së re territoriale, kur bashkoi me kryeqytetin qendra të banuara nga përtej malit të Dajtit, ku e majta fiton historikisht, dhe ndau prej saj qendra urbane të bashkëngjitura, si Paskuqani dhe Babrroi, Kamza dhe Vora, ku ka një avantazh të qartë për të djathtën. Mos do të thotë kjo se sondazhet i thonë Z. Rama se të ashtuquajturat reforma të tij, si burgosja masive e debitorëve të energjisë, rritja e taksave dhe çmimit të energjisë, rritja e papunësisë dhe rënia e konsumit e kanë rrudhur të majtën në Tiranë deri në kufinjtë e humbjes? Kjo mbetet për t’u parë.

Por nëse supozojmë se Z. Rama nuk ka vetëm një objektiv në zgjedhjet e ardhshme lokale, pra fitoren e tyre në pjesën dërrmuese të njësive vendore – çështje kjo e mbyllur me ndarjen administrative -, por ka edhe një objektiv tjetër: goditjen e Opozitës me rezultate edhe më të dobëta se në zgjedhjet e fundit parlamentare, atëherë dalja e Z. Bojaxhiu si kandidat i pavarur është një strategji e menduar mirë. Ai pritet të marrë vota të djathta – të djathtësh të pakënaqur nga shkalla e ripërtëritjes së Partisë Demokratike, të djathtë të inatosur me qeverisjen e Z. Berisha, liberalë që nuk gjejnë hapësirë promovimi dhe karriere në PD dhe të pakënaqur nga procesi i riorganizimit të saj.

Një Opozitë e shtyrë edhe më thellë në thesin e tkurrur të votave të saj do t’i jepte Ramës më shumë moralitet dhe më shumë kohë për të vazhduar me keqqeverisjen pa u kërcënuar nga rrotacioni. Në kushte të tilla mund të parashikohet edhe një tjetër fazë degradimi në radhët e Opozitës dhe rrjedhje të reja elektorale prej saj. Me ndarjen e re administrative dhe me marrëveshjen ndërmjet aleatëve të koalicionit qeveritar, duket krejt e mundshme që Partia Demokratike të renditet si parti e tretë për nga numri i njësive vendore të fituara. Këtu pritet të frymëzohet edhe fushata e re e talljes dhe përçmimit të Ramës ndaj Opozitës në stilin e hashtagut #VajmedetPD apo etiketimit të Z. Berisha si katragjysh për shkak të moshës së tij.

Sytë e mazhorancës duket se janë drejtuar nga viti 2017 dhe lëvizjet e saj e dëshmojnë këtë më mirë se çdo gjë tjetër. Prandaj, në fushatën e ardhshme për zgjedhjet administrative në Tiranë, mund të parashikohet që makineria e propagandës qeveritare të punojë në dy korsi: të orvatet të bindë elektoratin e saj të votojë kandidaturën e saj dhe të ekstrapozojë Z. Bojaxhiu si kandidat i pavarur dhe përfaqësuesi i vërtetë i së djathtës.

Pikëpyetje që ngrihen për Z. Bojaxhiu janë të ndryshme. Nëse ai do të kishte njëmend një vizion për një alternativë të re për të djathtën, udha më e mirë do të ishte formimi i një lëvizjeje politike dhe jo kandidimi për Bashkinë e Tiranës. Nëse po kandidon si i pavarur, çfarë profili i jep atij besimin se do të pranohet dhe mbështetet nga qytetarët: kontributi në ndonjë fushë të jetës në Shqipëri, arritje të shkëlqyera në administrimin publik, apo një kauzë qytetare përbashkuese? A është problemi i qeverisjes së Tiranës një problem themelor i Shqipërisë sot, apo të tillë janë shkelja e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, korrupsioni dhe monopolizimi i sektorëve strategjikë të ekonomisë, mungesa e mbështetjes për sipërmarrjen dhe inovacionin, ngecja në rrugën e integrimit europian, krimi dhe trafiqet? A ka Bojaxhiu shanse realiste për të fituar Tiranën apo ai është një as nën mëngë i Edi Ramës i bojatisur me pak bojë të pavarur?

Related Posts

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve
Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

17/05/2025
Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë
Opinione

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

17/05/2025
Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Next Post
Greqi, protestuesit ngrihen kundër racizmit dhe pro emigrantëve

Greqi, protestuesit ngrihen kundër racizmit dhe pro emigrantëve

Ngjarja e Bogradit përsëritet në Fier

Ngjarja e Bogradit përsëritet në Fier

“Ringjallet” Zhak Shirak: nga president, vjen tashmë si ikonë mode!

“Ringjallet” Zhak Shirak: nga president, vjen tashmë si ikonë mode!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

19/05/2025
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni