Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Shpend KURSANI: Këndet e çuditshme të pushtetit

by Te Sheshi
30/11/2015
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Shpend KURSANI: Këndet e çuditshme të pushtetit

Pushteti në Kosovë ka marrëdhënie të çuditshme me negociatat dhe paqen. “Nuk kemi opsion tjetër”, “Negociatat janë rruga e vetme”, “Ka përfunduar koha e dhunës”. Janë këto disa nga narrativat që përdoren në diskursin publik si përgjigje ndaj atyre që nuk pajtohen me negociatat që Kosova po i zhvillon me Serbinë, si dhe me rezultatet që po sjellin ato. Megjithatë, në mbrëmjen e 28 nëntorit pushteti tregoi që ka marrëdhënie të çuditshme me këto koncepte. Kur i propozohet pushtetit që të negociojë me Serbinë, nuk ka opsion tjetër përpos mjeteve të paqes, pra, negociatave. Kur i propozohet pushtetit të negociojë me opozitën, nuk ka opsion tjetër përpos mjeteve të dhunës, pra, jo negociatave. Pyetja është, e pse kështu?

Kësaj kontradikte pushteti mund t’i qaset me një argument të dobët, por të zakonshëm. Pushteti mund të thotë që me opozitën nuk negociohet sepse ata nuk lëshojnë pe, e se ata po shfaqin dhunë. Mendoj se ky është perceptim i vërtetë. Por pyetja ime është se pse pushteti po negocion me Serbinë atëherë kur kjo e fundit as nuk po lëshon pe pa marrë diçka me vete nga Kosova, dhe se e njëjta jo që ka shfaqur dhunë, por edhe ka terrorizuar për një dekadë popullatën të cilën sot ky pushtet e përfaqëson? Opozita nuk po e respekton Republikën dhe institucionet e saj, andaj nuk negociohet me ta, do të mund të vazhdojë të thotë pushteti. Kjo e shpërfaq edhe një qasje interesante të pushtetit mbi konceptin e Republikës dhe institucioneve të saj, sepse, nëse argumenti i mësipërm është i vlefshëm, atëherë pushteti negocion me Serbinë ngaqë kjo e fundit po i respektoka Republikën e Kosovës dhe institucionet e saj. Me Serbinë negociohet, me opozitën nuk negociohet! Negociatat me Serbinë qenkan imazh i mirë për Kosovën, negociatat me opozitën qenkan imazh i keq për Kosovën! Kjo paevitueshëm të çon tek një pyetje tjetër. Duke qenë se pushteti në Kosovë gajlen kryesore e ka konceptin perfid dhe meskin të “imazhit”, atëherë si dhe pse negociatat dhe paqja me Serbinë, në njërën anë, dhe jonegociatat dhe dhuna mbi opozitën, në anën tjetër, qenkan të mira për imazhin e Kosovës?

Fletë-arreste lëshohen dhe zbatohen për deputetët e Kosovës në opozitë, fletë-arreste nuk lëshohen, e aq më pak zbatohen edhe nëse lëshohen, për Ljubisa Dikoviqin, kreun e Ushtrisë së Serbisë në pozitë. Dikoviqi, sipas disa aktivistëve të Serbisë për të drejtat e njeriut, spikatet si pjesëmarrës direkt i dhunës dhe i disa masakrave në Kosovë. Për Dikoviqin, kryeministri Mustafa reagon me instrumentin e paqes të quajtur “Facebook”. Për opozitën në Kosovë, kryeministri Mustafa reagon me instrumentin e dhunës të quajtur “njësi speciale e armatosur deri në dhëmb”, dhe nuk thotë asgjë. “Kapadaillëkun” e Albin Kurtit më 28 nëntor e kritikuan me të drejtë disa opinionistë që janë dashamirës të zbatimit të ligjit. Por meqë them se kishin të drejtë për një gjykim të tillë, atëherë nuk mund të mos vazhdoj e të them se nuk kishin të drejtë atëherë që nuk e kritikuan “kapadaillëkun” e Dikoviqit. Apo nuk ka nevojë të kritikohet “kapadaillëku” i Dikoviqit mes Kosovës, meqë nuk kishte fletë-arresti për të sikurse për ata të opozitës? Pjesëtarët e opozitës së Kosovës duhet të fshihen struqeve sepse kanë fletë-arreste, Dikoviqi mund të sillet kokëlart mes Kosovës sepse nuk ka fletë-arresti! Nuk e di nga ç’kënd specifik e shikojnë realitetin, por, gjithsesi, duket një kënd i çuditshëm.

Në fakt, kjo ndodh për shkak të një ndryshimi dialektik kompleks politik prej kohësh. Komuniteti ndërkombëtar tashmë i ka çuar duart nga konceptimi i tij se stabiliteti në rajon arrihet me një Kosovë stabile. Kjo për shkak se kanë hasur në kundërthënien e vetë politikës së tyre kundrejt Kosovës. Duke e futur Kosovën, edhe ashtu labile, në negociata me Serbinë, dhe duke insistuar ta bëjnë këtë nëpërmjet Hashim Thaçit, e së fundmi nëpërmjet Isa Mustafës (për shkak se këta nuk kushtëzojnë), e kanë destabilizuar edhe më shumë atë. Pra, qëllimi i një Kosove stabile nëpërmjet negociatave me Serbinë ka ndeshur në mur. E tash, si të mbahet stabiliteti në rajon me një Kosovë jostabile?

Këtë kanë vendosur ta bëjnë nëpërmjet asaj çka Perëndimi di të bëjë më së miri. Në një Kosovë jostabile tash u intereson një regjim stabil. E kjo nuk është e çuditshme, sepse pikërisht këtë dinë të bëjnë më së miri, nga përvojat e bollshme që i kanë me regjimet stabile të shteteve jostabile në Afrikë dhe në Lindjen e Mesme. Nëpërmjet prurjes së Dikoviqit në Kosovë, KFOR-i e jep indirekt qëndrimin dhe mesazhin e vet se si e sheh Kosovën. Nëpërmjet prurjes së raportit të fundit të progresit, BE-ja ia jep mesazhin e vet indirekt pushtetit në Kosovë se si të sillet me opozitën. Atëherë: “Nuk kemi opsion tjetër për Serbinë” – kemi opsion tjetër për opozitën! “Negociatat janë rruga e vetme me Serbinë” – dhuna është rruga e vetme me opozitën! “Ka përfunduar koha e dhunës me Serbinë” – ka filluar koha e dhunës me opozitën!

Në të njëjtën kohë, duhet në vazhdimësi të kemi dyshime edhe për qëllimet dhe aftësitë e opozitës, por janë rrëqethëse kontradiktat e pushtetit, që fut në funksion operacione të dhunshme antiterroriste kundrejt deputetëve të Kuvendit, në njërën anë, e buzëqesh me laps në dorë kundrejt Serbisë, në anën tjetër. Nëse nuk i shohim e nuk i shpërfaqim këto kontradikta, njeriu tregon se lehtë do t’i shërbente edhe kësaj opozite po të vijë ajo në pushtet nesër, ashtu sikurse po i shërben kësaj pozite që është në pushtet sot. E kjo veçse ta zhvesh subjektivitetin politik, e të bën objekt politik po aq sa është një shtyllë betoni objekt politik. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht
Opinione

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

16/04/2025
Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy
Opinione

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

09/04/2025
Next Post
Ndryshe nga çdo herë, edhe këtë dimër sandalet janë në modë (foto)

Ndryshe nga çdo herë, edhe këtë dimër sandalet janë në modë (foto)

Kuvendi i Kosovës nën rrethim policor në pritje të seancës së paralajmëruar

Kuvendi i Kosovës nën rrethim policor në pritje të seancës së paralajmëruar

Maqedonia nis të bëjë dallimin e refugjatëve: Nuk do pranojë ata që janë “ekonomikë”

Maqedonia nis të bëjë dallimin e refugjatëve: Nuk do pranojë ata që janë “ekonomikë”

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nisja e një “vizite historike” në tre arabe: cila është risia?

Nisja e një “vizite historike” në tre arabe: cila është risia?

13/05/2025
Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

13/05/2025
Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në

Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në

13/05/2025
Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

13/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni