Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Ross DOUTHAT*: Spanja dje, Siria sot

by te Sheshi
01/12/2015
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Ross DOUTHAT*: Spanja dje, Siria sot

Midis viteve 1936 dhe 1939, lufta civile e Spanjës kondensoi dramën e tmerrshme të viteve ’30 në një konflikt. Spanja ishte vendi ku vdiqën iluzionet e majta për stalinizmin, ku makina e luftës së Hitlerit u akordua për  sulmet rrufe, ku bombardimi ajror i civilëve dhe “spastrimi” i motivuar politikisht u bënë një gjendje normale.

Ishte një luftë që autorizoi pushtetet autoritariste, një magnet për vullnetarët nga e gjithë bota perëndimore dhe një mësim për impotencën e demokracive liberale të Europës.

E ashtu sikundër me Spanjën, tashmë po ndodh me Sirinë. Edhe njëherë tjetër, ne shohim një vend të ndarë që rrjedh gjak nga një luftë e autorizuar ideologjikisht- këtë radhë midis salafizmit të shteteve të Gjirit dhe shiizmit të regjimit iranian ndërsa fuqitë globale vërtiten në sfond.

Edhe një herë tjetër kemi tmerre që përshkallëzohen, luftë kimike, masakra dhe persekutime për shkak të fesë, kthimin e praktikës së prerjes së kokave, skllavërisë dhe kryqëzimit. Edhe një herë shohim sesi vullnetarë të motivuar ideologjikisht rendin nga të gjitha drejtimet, edhe një herë shohim sesi fuqitë liberale kanë mbetur të pafuqishme për t’i dhënë fund konfliktit.

Por, në rastin e Sirisë, vjen edhe një ndryshim që mund të jetë ndriçues.  Lufta civile e Spanjës praktikisht përfundoi relativisht shpejt, pas më pak se tre vjetësh luftime, nacionalistët e Frankos fituan. Konflikti sirian, ndërkaq, ndodhet në vitin e pestë dhe vijim, e rezultatet e tij përfundimtare nuk janë të qarta sot po aq sa nuk ishin në 2012 apo 2014.

Pjesërisht, diferenca është një lloj lajmi i mirë – jo për Sirinë, sigurisht, por për botën. Një nga arsyet përse lufta e Spanjës përfundoi shpejt ishte efikasiteti absolute i ndihmës ushtarake që aksi i fuqive të mëdha dërgoi ndaj çështjes nacionaliste. Spanja provoi (apo duket se provoi) efikasitetin e një lufte të përgjithshme si mjet deklarimi të motivuar ideoogjikisht për shtetësinë: e majta u dërrmua, regjimi i Frankos u sistemua, dhe duke parë nga larg, Adolf Hitleri mund të nxirrte mësimet e dukshme për ambicjet e tij të tmerrshme.

Në Siri, mësimet janë shumë të ndryshme. Lufta është e pafund, fraksionet aspak kompetente, dhe as forcat e mëdha ideologjike që janë investuar në konflikt duket se nuk janë të afta që ta fitojnë atë. Mullahët iranianë kanë ndihmuar presidentin Bashar al-Assad të mbijetojë, por jo të avancojë. Shtetet e Gjirit kanë humbur kontrollin e të autorizuarve të tyre sunitë dhe tashmë përballen edhe me ISIS që i kërcënon edhe ato si pjesën tjetër.

Kjo do të thotë se as Teherani e as Riadi nuk mund të shikojnë tek Siria një shembull për ekspansion rajonal apo për fitore të madhe ideologjike. Dhe kjo, në këmbim, bën që versioni i konfliktit masiv në Lindjen e Mesme si ai që pasoi luftën e Spanjës, duket se ka shumë më pak gjasa. Kjo, pasi edhe me gjithë ambicjet dhe armiqësinë mes tyre, as iranianët e as vendet e Gjirit duket se janë të fuqishëm mjaftueshëm për një nisur një luftë.

Nga fuqitë e përfshira në Siri që janë mjaftueshëm të forta për të nisur një luftë më të madhe, ndërkaq, Rusia, Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Turqia, asgjë nuk është e qartë se çfarë dëshirojnë të arrijnë në Siri. Perëndimi nuk mund të përcaktojë se cilat fraksione siriane duhet të bombardojë. Loja e zjarrit që ndjek Rusia me Turqinë është tregues i ashpërsisë që nuk përmban asnjë objektiv të qartë strategjik.

Kjo nuk e bën të pamundshme një lloj lufte të qorrollepsur. Por, përkundër Ukrainës, ku Vladimit Putin kërkon të zotërojë territore, në Siri dhe mjedisin përreth asnjë nga fuqitë e jashtme nuk duket se dëshiron përgjegjësi për ndonjë gjë. Dhe përsa kohë nuk ka mundësi që ata të luftojnë për territore apo pushtim, rreziku i një konflikti mes fuqive botërore duket i moderuar.

Gjë që është lajm i gëzuar krahasuar me situatën në Europë në përfundim të Luftës së Spanjës. Por, nëse Siria ka gjasa të mos nxisë një luftë në shkallë të gjerë apo një Luftë të Tretë Botërore, ajo mund të nxisë një set të ndryshëm po aq të shëmtuar gjërash- kolaps institucional, dalje të përhershme nga rendi dhe pamundësi të institucioneve globale për të menaxhuar probleme për zgjidhjen e të cilave ato edhe ekzistojnë.

Nëse lufta e Spanjës i parapriu një epoke totalitarizmi, lufta në Siri ka nxjerrë në pah cektësinë e të ashtuquajturave shtete-kombe, lehtësinë me të cilën zemërimet etnike apo religjioze mund të marrin kontrollin ndërsa i thyejnë ato.

Nëse lufta në Spanjë u provua se krijoi terren për një luftë totale të stilit frontal, lufta në Siri po trajnon terrenin për sulme terroriste të stilit të Parisit.

Nëse lufta në Spanjë drejtoi një dekadë marshimesh ushtarake masive, lufta në Siri po nxit civilët në marshim, lëvizja e refugjatëve është shndërruar në një krizë gjeopolitike.

Nëse lufta në Spanjë demonstroi se Hitleri dhe Stalini ishin të lumtur të hynin në skenë kur qendra liberale u rrëzua, lufta në Siri tregon se Pax Americana ka marrë krisje dhe asnjë fuqi apo aleancë nuk është e përgatitur ta zëvendësojë.

Nëse lufta në Spanjë ishte një provë gjenerale për Luftën e Dytë Botërore,- pra, e vërteta për Sirinë është se ka gjasa të mos jetë provë për asgjë. Është ajo vetë ngjarja më kryesore, dhe askush nuk mund ta parashikojë se kur do të përfundojë.

*Ross Douthat është opinionist i New York Times

Përktheu Juli Prifti – tesheshi.com

Related Posts

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht
Opinione

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

16/04/2025
Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy
Opinione

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

09/04/2025
Next Post
Opozita e Kosovës: 5 deputetë të arrestuar e 2 me fletë-arreste në kërkim

Opozita e Kosovës: 5 deputetë të arrestuar e 2 me fletë-arreste në kërkim

Dhimbje të shumta në bark, mjekët zbulojnë se në trup ka…

Dhimbje të shumta në bark, mjekët zbulojnë se në trup ka...

Ministri serb i Mbrojtjes: Kryeministri Vuçiç është kërcënuar me jetë, duan ta vrasin si Zoran Gjingjiçiçin

Ministri serb i Mbrojtjes: Kryeministri Vuçiç është kërcënuar me jetë, duan ta vrasin si Zoran Gjingjiçiçin

TË FUNDIT

  • Të fundit
Burgjet “full” të BE-së

Burgjet “full” të BE-së

14/05/2025
Strategjia e re e Trump-it për Lindjen e Mesme: largimi nga Netanyahu dhe afrimi me Erdoganin

Strategjia e re e Trump-it për Lindjen e Mesme: largimi nga Netanyahu dhe afrimi me Erdoganin

14/05/2025
Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

14/05/2025
Adaptimi nga Rama i një fjale të re në shqipe: virtyt që ai nuk e ka…

Adaptimi nga Rama i një fjale të re në shqipe: virtyt që ai nuk e ka…

14/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni