Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Redi SHEHU: Të larguarit e PD-së, debat etik apo politik?

by Te Sheshi
05/06/2017
in Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Redi SHEHU: Të larguarit e PD-së, debat etik apo politik?

I gjithë konflikti dhe artikulimi konfliktual që i karakterizoi tre muajt e çadrës në mënyrë të menjëhershme u transferua në debatin e brendshëm partiak më të nxehtë lidhur me listat e kandidatëve të Partisë Demokratike sapo kjo parti vendosi më në fund të marrë pjesë në zgjedhje. Kjo për faktin se, kësaj radhe, një revolucion i vërtetë në letër kishte ndodhur. Pothuajse e gjithë trupa politike që përbënte esencën e identitetit historik të kësaj partie u la jashtë listave, ose në rastin më të mirë u la brenda në renditje përjashtuese, duke sjellë në më të shumtën e saj një ekip të ri pa përvojë, të cilit iu desh së pari të përballej me furtunën e kritikave të mbështetësve të Partisë Demokratike, nostalgjikëve, apo dhe pjesës së klaneve të të vjetërve.

Kjo situatë ngriti dilemën se në raste të tilla a duhet që një parti politike të transformohet në tërësi në cilësinë e të bërit politikë për shkak të largimit të figurave të saj historike, apo duhej  ruajtur vazhdimësia e saj e vjetër? Personalisht, mendoj se as njëra dhe as tjetra nuk kanë pikë rëndësie nëse sistemi politik përcakton si thelbin politik të një partie vetë liderin e saj. Nëse lideri i partisë, me ndryshimet e reja kushtetuese, është tashmë një superman i cili përcakton çdo gjë në jetën e brendshme të një partie, atëherë lëvizja e gurëve të shahut nuk përbën ndryshim të thelbit të të bërit politikë, por thjesht janë teknika në funksion të ambicieve politike të liderit. Për këtë arsye, debatet se nëse duheshin larguar figurat historike të Partisë Demokratike, si Topalli, Imami, Patozi, Bode, etj, janë të tilla që mbeten vetëm në nivelin etik, dhe jo thelbësisht në atë politik. Dimensioni etik i diskutimit përqendrohet në atë se, për shkak të kontributeve të secilit prej tyre, partia do të duhej të shfaqte një ndjenjë mirënjohjeje për ta, ndërsa dimensioni politik e çon debatin tek lideri dhe përgjegjësia e tij politike.

Ajo që ka ndodhur me Partinë Demokratike gjatë këtyre viteve të fundit, që kur në krye të kësaj partie u zgjodh Lulzim Basha, është pikërisht lëvizja e cila largon vëmendjen nga dimensioni politik drejt atij etik të përgjegjësisë. Me pak fjalë, përgjegjësia politike e humbjes së kaluar të kësaj partie, për hir të së vërtetës me një shifër telendisëse, duhet të ndiqte rrugën piramidale të përgjegjësisë, duke filluar nga lideri i saj Berisha. Politikisht këtu jemi gabim, sepse ky i fundit u tërhoq nga kreu i partisë pas humbjes, por ama realisht jemi të saktë kur themi se përgjegjësia politike e liderit ngeli jetime për shkak të pushtetit në hije që kreu i vjetër ushtron me gjymtyrët e të riut. Tani, revolta në thelb e të larguarve nga lista është e përmbledhur në atë se po largohen përgjegjësit e nivelit të dytë pa u larguar nga fuqia reale në parti lideri i vjetër. Por për këtë ata kërkojnë të bëjnë përgjegjës të riun, duke kërkuar shkarkimin e tij.

Qëndrimi në hije i kryetarit të vjetër, si forca reale drejtuese e Partisë Demorkatike, i jep komoditetin që debatin mediatik ta shmangë nga ai etik dhe ta drejtojë drejt atij politik, e drejt përgjegjësisë që këta figura duhet të mbanin për rezultatet e fundit elektorale, duke përdorur si alibi dorëheqjen e tij si shembull personal.

Nuk kam asnjë nostalgji për ato figura të vjetra të Partisë Demokratike, me përjashtime të vogla, sepse kanë bërë të njëjtën gjë që ka bërë lideri i tyre, por, në një dimension më lokal, në zonat e tyre elektorale. Jam gjithashtu që figurat e vjetra të zëvendësohen me të reja edhe për faktin se duhet ujitur sistemi demokratik me ndjesinë e lëvizshmërisë, dhe jo të përjetësisë. Por, ama, ajo që nuk më pëlqen në tërë këtë histori është pozicioni i dyfishtë i liderit të vjetër, që në të njëjtën kohë është edhe i dorëhequr, edhe kryetar de facto.

Për këtë arsye gjen në artikulimin e Partisë Demokratike slogane politike si “republika e re”, por nuk gjen thelb etik në atë se si mund të ndërtohet një republikë e re me aksionerë të vjetër, me ligje të kalbura dhe me mentalitet përvetësues. Për të bërë një reformë apo përmirësim të vetë partive duhet përmirësuar ambienti politiko-ligjor që i rrethon ato, e pastaj liderët e tyre, si shprehje e koncentruar politike e partive shqiptare. Për të ndodhur realisht kjo, duhen zgjedhës në kuptimin e vërtetë të fjalës, të cilët për momentin janë të munguarit e mëdhenj tek ne. /tesheshi.com/  

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Humbja eventuale e PD-së në zgjedhje, Basha shmanget nga “dorëheqja”

Humbja eventuale e PD-së në zgjedhje, Basha shmanget nga “dorëheqja”

A po shkon SHBA drejt “Watergate 2”?

A po shkon SHBA drejt “Watergate 2”?

“Zbulim epokal” i Isa Mustafës në Malishevë: Veç një Kosovë ekziston, jo dy!

“Zbulim epokal” i Isa Mustafës në Malishevë: Veç një Kosovë ekziston, jo dy!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Khamenei del nga “strofulla”

Khamenei del nga “strofulla”

05/07/2025
Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

05/07/2025
Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni